Patriarku Irinej lavdëron Vuçiçin se po lufton heroikisht dhe si luan për Kosovën

2 Prill 2018, 09:53Rajoni TEMA

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, një javë përpara kremtimit të Pashkës ortodokse është shprehur se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic është duke luftuar heroikisht për serbët dhe shtetin tonë në Kosovë e Metohi” dhe se qëndrimi i tij dhe lufta tregojnë se ai e di mirë çfarë është duke bërë.

“Unë e kam thënë tashmë, por përsëri dua ta theksoj.

Presidenti Vuçic po lufton si luan dhe në mënyrë heroike për popullin tonë e për shtetin tonë në Kosovë.

Unë e përgëzoj për këtë.

Të jesh në vendin e tij sot, askush prej nesh nuk mund ta imagjinojë sesa e vështirë është, por sjellja dhe lufta e tij tregojnë se ai e di se çfarë është duke bërë.

Ne lutemi që Perëndia ta ndihmojë dhe t’i japë forcë të vazhdojë në këtë betejë të vështirë, por të drejtë”, tha Irinej.

Patriarku Irinej e ka bërë të shtunën këtë deklaratë, në ambientet e Patriarkanës ku po kremtohej festa e krishterë “E shtuna e Lazarit”.

Kohë më parë, Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi, për Kosovën.

6 komente në “Patriarku Irinej lavdëron Vuçiçin se po lufton heroikisht dhe si luan për Kosovën”

  1. Tironci says:

    Ti more plehr duhet ta dish se ajo feja qe ti po perhap eshte Shqiptare , dhe ai qe e shpalli per here te pare quhej Justinus dhe ishte perandor Romak ne konstandinopel dhe ishte Shqiptar.
    Sa per ate vendin tend qe thua, ti e ke ne stepat e Uralit, e jo ne Ballkan.
    Gabimi qe bene shqiptaret eshte se rane ne gracken e sulltanit dhe te krajlit serb, te dhane ty te drejten te merrje fene e tyre dhe vete u bene myslimane. Keshtu i vodhet ju kulturen nje populli te lashte.
    Shqiptaret duhet te zgjohen sa me pare dhe te vendosin te drejten e kultures se tyre ne bote.

    1. Krishterimi Idhujtari says:

      Justinian Barbari ishe Shqiptar? Po ca Shqiptar ishin ata Plehrat mo kur I sherbenin Romes Dhe flisnin Latinisht

  2. selvia says:

    Te dhjefsha mjekren o prift satan,Zoti nuk ka parti o ditezi…

  3. nje "simpatizant" i te dy Turqive , Kosoves dhe Turqise says:

    Po ja mo Tironco , po ngrihen , nuk e shikon ti ? Sidomos kosovaret , qe i dorezuan Erdokarit gjashte gulenistet . Ti Tironco , i ben thirrje te ngrihen shqiptaret , kurse serbet jane gjithmone ngritur , priti nje dite kur te mbrijne ne Prishtine . Me mire nje mije here serbet , se sa turqit e qelbur . Kosova nuk eshte shtet e nuk ka per te qene kurre .

  4. Glauk says:

    Nuk eshte prift ky bastard.

    ky bastard eshte ofendim per ortodoksine dhe fjalen e Krishtit.

    ky eshte ” prift” taleban i sojit serv.

    Po te ishin shqiptaret te zgjuar do i kishin kerkuar patriarkanes se Konstandinopojes, qe te shkisherohej ky taleban qe nacionalizon ortodoksine.

  5. Sniper says:

    Ky nuk eshte prift, ppor nje taleban i ndyre.

    ky qelbes fyten Ortodoksine boterore dhe fjalen e Krishtit.

    Po te kishin pak mendje shqiptaret e te mos ishin injorante do kishin shkuar tek Patriarkana e Konstandinopojes dhe do kerkonin shkishkerimin e ketij talebani qe nuk lidhje me te qenit kryepeshkop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje