Gazeta më e madhe Ruse Sputnik ka raportuar ngjarjet e të diëlës së 31 Marsit në Kukës ku demostrues të nxitur politikisht kryen akte vandale duke “zgjedhur” këtë formë proteste për ti thënë Jo tarifës në rrugën e kombit.
Momentet e zjarrvënies për qytetarët e mbarë Shqipërisë u duken si “Déjà vu” e frikshme.
Momente që i kishin parë dhe përjetuar edhe më parë. Raste të tilla ka ndodhur sa herë që dikujt i është dhimbsur vetja nga drejtësia, nga shteti, nga populli…
Është e njëjta dorë, i njëjti zjarr?!
Ngjarja u raportua edhe në portalin Sputnik, i njohur për vijën editoriale pro-Putin.
Lajmet e këtij portali ishin këmbë e krye “fake-news”, tituj pompozë, të shtrembëruar nga duke qenë larg çdo realiteti.
“Kryeministri shqiptar flet pas ‘luftës së madhe të shqiptarëve’ që ka nisur në Kukës”,- ishte krye-titulli i kësaj gazete.
Duke vijuar më pas:
“Tensionet që u ngritën dje për shkak të tarifës së të ashtuquajturës Rrugë të Kombit që lidh Prishtinën me Tiranën tani është kthyer në një luftë midis policisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Qytetarë nga Kosova u ftuan gjithashtu në këtë protestë nga Tirana”, -shkruan Sputnik.
Më shumë sesa një raportim serioz gazetaresk, ngjan me një deklaratë e stampuar në zyrat e Tiranës, të cilat kanë raport tejet miqësor më oligarkët rus, e që përmes “donacioneve”, bujaria e Rusëve i ka ndihmuar jo pak herë me lobime.
Mirëpo, Rusia momentalisht po përballet me një sërë akuzash të rënda nga vendet europiane, por jo vetëm, për rastin e helmimit të agjentit Skripal dhe vajzës së tij me agjent nervor.
Ishte Qeveria britanike e cila ndërrmori e para vendimin që diplomatët rusë të lënë vendin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropianë vijuan dëbimin e dhjetëra diplomatëve rusë, në një përgjigje të bashkërenduar ndaj helmimit të një spiuni rus në Britani të Madhe.
Më shumë se 20 vende u solidarizuan me Mbretërinë e Bashkuar, duke dëbuar më shumë se 100 diplomatë.
Bashkë më këto vende u bashkua edhe Shqipëria duke ndjekur linjën e aleatëve strategjikë si një qëndirim proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury
Në një deklaratë shpërndarë mediave MEPJ deklaroi se:
Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.
Mesa duket Rusia po hakmerret “dhëmbë për dhëmbë” me vendet që kanë dëbuar diplomatët e saj.
Në të njëjtën linjë me Putin, kanë vijuar edhe gazetat pro-tij, të cilat kanë nisur një fushatë të mbushur me informacion të gënjeshtërt, rasti i fundit edhe me protestën e demostruesve në Kukës, ku Sputnik shkruan me ‘profesionalizëm”: ”Nisi Lufta Civile”!
Arsyet e këtij dizinformimi janë të qarta. Së pari kjo nxitje destabilizimi i intereson opozitës në Tiranë dhe së dyti, Rusia hakmerret duke u përpjekur të nxijë imazhin e vendeve që përzunë diplomatët e saj përmes një politike primtive. (Lexo.al)
From: Alban Dega
Date: October 8, 2017 at 10:00:21 PM EDT
FAKTE JO OPINIONE
RUSIA- NJE KERCENIM SERIOZ PER SHQIPERINE !
– Sirena alarmi jo vetem nga Nena boterore e demokracise…
– Syceltesi ndaj “ Perandorise se Djalliit “ !
Mbare shtypi amrikan ndezi sot mbasdite sirenat e alarmit per permasat e nderhyrjes se sherbimeve sekrete te Rusise ne punet e brendshme te SHBA-se dhe te mbare Botes demokratike. Kryespiuni i ish KGB-se sovjetike, sot RIA dhe GRU-ja ne krye te Rusise, Vladimir Putin i ka shpallur lufte te fshehte jo nje , as dy as dhjetra shteteve te NATO-se e BE-se me SHBA-ne si nena e demokracise boterore ne krye te tyre por mbare Botes.
Nuk behet fjale as per arme komvencionale e as per arme berthamore qe i ka me shumice e ne sofistikim te vazhdueshem.
Behet fjale per luften me te rrezikshme, per luften e padukshme, per luften e fshehte. Agjencia Ruse e Informacionit, RIA dhe sherbimi
sekret i Ushtrise Ruse GRU kane arritur te depertojne dhe te godasin vete zemren e demokracise boterore,shpirtin e armen kryesore te you saj, voten e lire te nje shoqerie te lire.
Te gjitha rrjetet televizive dhe gazetat me te medha amerikane ka muaj qe u bien ketyre sirenave alarmi. Agjencite e zbulimit dhe kunderzbulimit jo vetem amerikan, CIA, FBI-ja, Agjencia Kombetare e Sigurimit e ….por edhe ato gjermane, franceze, britanike, izraelite
… here pas here kane noftuar per kete rrezik te madh qe i kanosej ketyre supershteteve.
Duke shfytezuar teknologjine e tyre dhe punuar nen rrogoz me te gjithe motoret e saj agjentura ruse jo vetem krijoi peshtjellim e
kaos me fabrikat e saj te lajmeve te rreme por ka arritur te depertoje deri tek zemra teknologjike me e avancuar e Botes duke krijuar kaos
e vene ne rrezik, ekonomine, financat, armatimin perfshi edhe ate berthamore, ushtrite vete politiken dhe demorkacite perendimore.
Kur kercenohet superfuqia boterore SHBA nuk eshte e veshtire te imagjinohet ky rrezik e kercenim per Shqiperine si shtet e shqiptaret si komb. Nuk ka nje te keqe e padrejtesi, copetim te trojeve e sakatim te shqiptareve e Shqiperise ne 150 vjet e fundit qe te mos kete doren e zete te Shen Peterburgut e Moskes, e bijes se tyre, Serbise e Athines!
Lidhjet e fshehta te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes, Flamur Nokes e “ Bandes se Gangstereve” te tyre jane nje sirene alarmi e kushtrim per qeverite e Tiranes, Prishtines, Shkupit e Podgorices, per organet ligjzbatuese dhe mbare shqiptaret.
Vrasja e kryeministrit properendimor te Serbise Zoran Gjingjic, komploti kunder kryetarit te shtetit te Malit te Zi Gjukanovic, dergimi iinstruktoreve te Putinit prane cadres se Sali Bashes, mishmashi i pergjimeve dhe trasudar ne Maqedoni…..
Dizinformimi dhe yshtja kobezeze e diteve te fundit e Putinit dhe asgjentures se vjeter ish- KGB-se dhe RIA-s dhe GRU-se se Putinit per lufte civile ne Shqiperi ne nje hap e me nje ze me Sali Berishen, Lulezim Bashen, Flamur Noken, Enkeled Alibeajn, Mona Cizmen….jane nje kushtrim per qeverine, SHISH-in, drejtesine shqiptare dhe mbare shqiptaret si popull e si komb per syceltesi !
Vigjilence ! Rusia ka qene dhe mbetet nena e te gjithe te keqijave qe i kane ardhur Shqiperise dhe shqiptareve, Evropes dhe mbare Botes. Rusia ka qene dhe mbetet Perandoria e Djallit ! Sot me shume se kurre !
Syceltesi !
SHENIM: Tre paragrafet e fundit jane perditesuar sot.
Ne kete rast Mero i dashur jeni ju ata qe dezinformoni, lexoni dhe perktheni mire ato qe ka shkruar “Sputnik”.