Shkodër, vritet me thikë 28-vjeçari. Autori dyshohet se është shoku i tij

2 Prill 2018, 09:10Kronika TEMA

Një person është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shkodër.

Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë natës mes të dielës dhe të hënës në fshatin Hot i Ri të Shkodrës.

Viktima është 28-vjeçari Kolë Fermasi.

Dyshohet se shoku i tij, Kristian Shkambi, 27 vjeç, pas një konflikti të momentit e ka qëlluar me thikë.

Fillimisht dy të rinjtë janë konfliktuar në lokal, ndërsa sherri ka vijuar më tej në rrugë.

Fermasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërsa Shkambi është arrestuar pak minuta më vonë nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje