Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se grupe individësh të papërgjegjshmën dhe të dënuar për vepra penale ishin pjesë në protestën së sotme në “Rrugën e Kombit” ku u goditën forcat e policisë.
Në një deklaratë për median Xhafaj tha se policia mori masat e duhura për zhvillim ne tubimit.
Më tej Xhafaj tha se janë lënduar 12 punonjës të FNSH, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe ndodhet në spital.
Deklarata e plotë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj:
Të nderuar qytetarë,
Sot më datën 31 Mars, nga një përfaqësi e disa qytetarëve të Bashkisë Kukës u kërkua që të zhvillohej një protestë në orën 11:00 për të shprehur kundërshtinë mbi tarifën që paguhet për automjetet që qarkullojnë në autostradën Milot-Morinë.
Në përputhje me kërkesën e bërë dhe në respektim të kësaj të drejte themelore të qytetarëve, Policia e Shtetit krijoi të gjitha kushtet dhe mori masat e duhura sipas ligjit, për zhvillimin e këtij tubimi.
Sikurse mundet të keni ndjekur nga njoftime të ndryshme mediatike, manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua menjëherë në një sulm barbar kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe kundër pasurisë publike dhe asaj private.
Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë kriminale, si dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shfrytëzuan pabesisht të drejtën legjitime dhe paqësore të tubimit.
Shpreh gjithë mbështetjen dhe respektin për të gjithë ata qytetarë të një zone të dalluar për ndershmëri, krenari dhe fisnikëri sikurse është zona e Kukësit, të cilët u distancuan nga këta individë të papërgjegjshëm, si dhe ndaj atyre që nxisin veç zjarrin dhe dhunën për interesa politike dhe nuk u bënë pjesë e atyre, që pa asnjë shkak sulmuan egërsisht punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shkatërruan pasurinë publike dhe atë private.
Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mundet të justifikojë, në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, sulmin kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe shkatërrimin e pronës.
Janë lënduar 12 punonjës të FNSH-së nga gurët dhe sendet e forta të hedhura nga këta individë, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
Vlerësoj gjakftohtësinë dhe profesionalizmin e treguar nga punonjësit e Policisë së Shtetit në situatën e ndodhur pak orë më parë, duke shmangur kështu realizimin e skenarëve më të rëndë kriminalë, për të cilën ishin të interesuar provokatorë të caktuar.
Publikisht japë gjithë mbështetjen Policisë së Shtetit për çfarë ajo bënë për mbrojtur jetën dhe pronën e kujtdo.
Jam i keqardhur dhe ju kërkoj qytetarëve, Partive politike, medias dhe komunitetit të biznesit të distancohen ndaj gjithë atyre përfaqësuesve të Partive politike, që kanë inkurajuar me një gjuhë nxitëse protestuesit për ushtrim dhune ndaj Policisë dhe shkatërrim të pronës, duke sjellë në vëmëndje se ky është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe anti-kushtetues.
Ju bëj apel Autoriteteve të Qeverisjes Vendore në Kukës të distancohen nga këto akte të dhunshme dhe të ushtrojnë ndikimin e tyre, duke qenë bashkëpunues dhe në ndihmë të Policisë së Shtetit, për të mundësuar normalitetin për lëvizjen e lirë të qindra qytetarëve dhe transportin e mallrave sot dhe në ditët në vijim.
Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, deklaroj se Policia e Shtetit në zbatim të ligjit, do të ketë një përgjigje të ashpër për çdo person që ka nxitur dhe është përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe që kanë sjellë një dëm të madh ndaj pronës publike dhe private.
Kush nxit dhunën dhe anarshin do të marri përgjigjen e merituar ligjore!
Askush nuk mundet të jetë mbi ligjin!
(TemA)
Te gjithe fytyrat e regjistruara dhe ata qe morren pjese ne kete shkaterrim te ndiqen penalisht dhe te burgosen..
Kishte edhe nga ata qe i kishte ngelur Droga Kolumbiane ne makine qe prisnin ta percillnin matane kufirit.
Ose, Made in Lazarat, por komanduar nga vete Xhafaj, apo jo?
–
Tani hallin me te madh ke kishte Partia, drogen qe spo e kalonte apo trarin e djegur te doganes?
–
Aty kishte spiune te UDBS dhe bile nga Banda e Hajdareve.Po, dhe pastaj? Agjentet e huaj duan destabilizimin e Shqiperise?
Mjere ju dhe ata qe ju besojne!
Te part qe duhen ndjekur me ligj Jane
SALI QENI ,LULI ADOLESHENTI,MONA DHE LIKE FLOLIRI
Qe te ket qetesi
Po disa po shkaterojne shtetit ma zi se kata demonstruese e nuk po ndeshkohen! Po vjedhjin e aq shume sa pastaj s’po keni rruge tjeter pos rritjen e taxave per me mbush grropat qe kane krijuar…
Mos u lodheni me keta fukarenj po dergoni policet me hulumtuar millionerat e pas 90 shit…nder ta edhe ministrat e qeverise suaj
Ne te gjithe boten vendosen taksa ne rruget krysore per te mirembatur ato. Opozita shqiptare tregon edhe njhere qe esh.te destruktive
E para nuk quhet me levizje e lire por levizje 10 euro and up. E dyta, sa kollaj e sa shpejt ia ben vetingun turmes qeveria mer amon, po ku ka shqiptar pa precedent penal o shoku xhafa? E treta, kur qeveria lajthit populli ka te drejte te ngrihet e ta sjelli qeverine ne terezi me hir apo me pahir. Pyet zotin Lu se ca ndodh ne amerike kur ju preken te drejtat themelore dhe kur qeveria amerikane lajthit, marrin armet, iu hipin kuajve dhe i cojne federalet andej nga kane ardhur. Vendosja e takses pa asnje lloj konsultimi me banoret e zonave qe preken drejtpersedrejti dhe pa asnje lloj transparence e per me teper vendosja me arrogance e saj con ne kete lloj reagimi. Do te doja e njejta gje te behej edhe kur u rrit cmimi i ujit, kur u rrit taksa e prones, kur te rritet taksa e televizorit etj. Ne demokraci eshte populli ai qe duhet te jete vigjilente ne mbrojtje te te drejtave te tij, qeverite kane gjithmone tendencen te rreshkasin drejt autoritarizmit nqs lihen te lira dhe populli tregohet konformist. Nqs saliu ua mori parate duke ua mbledhur te gjitha ne nje vend duke perdorur piramidat shoku edvin po ua merr duke ua mbledhur nepermjet minipiramidave qe ne fund fare zarfin e cojne tek shoket e shokut edvin.
mbase ke te drejte, por nga sa pame ne mediat europiane kur amerikanet bllokuan wall street ara dy vjetesh i ngriten prej leckash dhe nuk pame njeri jo arme te qiste po as doren nuk e qisnin nga xhepi.
thene kete besoj qe kjo eshte nje situate tipike shqiptare, ku e drejta nuk anon nga asnje pale pasi qofte populli qofte qeveria e kane menderosur.
se treti ato sende qe u dogjen dhe u thyhen sot, dhe ata police qe u plagosen jo vetem qe nuk kishin asnje faj por do ti paguajme po prap ne populli se ju emigrantet e amerikes e keni per terezi.
se katerti kush eshte trim mos ta tregoj duke godit kondicionerin apo xhamin e nje gabine por ta tregoje me politikanet se ata e kane sjelle ne kete derexhe.
Penalisht re ndiqe te gjithe ata qe vune dore mbi pasurine e perbashket.
ZOTI MINISTER PASURIA A ESHTE SHTETERORE APO PRIVATE ZGJIDHE KETE KE KRYETARIN TEND????
Kjo eshte e turpshme. Njerez te vendosur posacerisht per te shkaktuar dhune jane skenare qe nuk duhet te ekzistojn me.
Ore per protesta paqsore jam dakort une se edhe policia ka treguar qe di ta menaxhoj nje protest paqesore por kur krijohet dhune ndaj policise kjo eshte e pafalshme.
Jam 50 vjec dhe kam pare shume protesta dhe e them me plot goje qe keto jane skenare vetem te nje njeriu. Te atij njeriu qe ka nxitur vetem dhune ndaj shqiptarve. Sali gjysh Berisha.
Te protestoj populli ne menyre paqesore dakort jam. Por jo me skema kriminele mbrapate vendosura nga parti politike
Aty ne proteste ishte i pranishem dhe i revoltuar edhe Alban Dega,se e harron Tahiri -Rama -Xhafaj ket fakt.
Po masat qe duhet te kishte marre policia , ku jane ?? -o ministri Xhafa dhe cfare bere ti per parandalimin e dhunes nga huliganet, ku infot qe kishit ishin me se te mjaftueshme
Perhere zevendesohen shefat dhe perhere polici e dobet pa nivel dhe mbi te gjitha eshte rikthyer korupsioni ne radhet e policise dhe sidomos ne policine rrugore
Po kur i keni identifikuar elementet me precedente penale cfare prisni pse nuk i rrasni mbrenda ,duke fillue nga Sali Lushaj e me rradhe deri tek frymezuesit e tyre Mul Noka-Spiuni serb,Mona-Baxhella ,Sali Loqe-Miu etj.
Policet ishin ne nivel,edhe duhet te falenderohen se ruajten vendin nga nje katastrof
Ato tjeret me helmete e me shkopinj nuk ishin ne nivel edhe perqesuan punet. Nga na kishin ardhur ato?