Laboratori i kokainës në Xibrakë, nipi i Enver Hoxhës kërkon pafajsinë

30 Mars 2018, 17:09Kronika TEMA

Nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, Ermal Hoxha nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij për të fituar pafajësinë.

Edhe pse u dënua me 6.8 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë, ai i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që më 19 mars pranë Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë, pafajsi kanë kërkuar edhe të gjithë anëtarët e tjerë të bandës që  janë burgosur.

Kërkesa për pafajësi kanë depozituar vëllezërit Klemend dhe Arjan Dalipi, e deri tek Ilir Hyseni, Sajmir Tabaku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, dhe kolumbianët Valter Moreno e Cesar Gutierrez.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje