DETAJET: Grabisnin flori e sendeve me vlerë në Belgjikë, shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë

30 Mars 2018, 12:49Kronika TEMA

Policia e shtetit ka shkatërruar një bandë hajdutësh, që vepronin në Shqipëri dhe Belgjikë.

Në operacionin e koduar “Picaso”, 3 shtetas u arrestuan në Shqipëri dhe 5 të tjerë jashtë vendit.

Në banesat e tyre në Shqipëri janë gjetur sende të vjedhura si bizhuteri, telefona celularë, aparatura të tjera telefonike, orë të shtrenjta dhe sende me vlerë.

Në konferencë Sokol Kalani
Shefi i Task Forcës Anti-Skifter në Policinë e Shtetit

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi

Prokurori Belg i çështjes Peter Pereboon

• Operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese belge
• Operacioni “PIKASO“, 8 të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve

Task Forca “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor ” PIKASO”.
Si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.

Në zbatim të Letër-porosisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit:
• Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.
• Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,
• Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.

Në të njëjtën kohë me operacionin e zhvilluar nga Policia shqiptare, operacioni i përbashkët ka vijuar në Belgjikë ku autoritetet arrestuan në Bruksel shtetasit shqiptarë:

• Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;
• Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;
• Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;
• Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;
• Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar. Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal.

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit grupet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me fokus krimin e organizuar, përmes partneritetit dhe bashkëpunimit në rritje me agjencitë e huaja ligjzbatuese. (TemA)

 

2 komente në “DETAJET: Grabisnin flori e sendeve me vlerë në Belgjikë, shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë”

  1. xhepa-shqyesi says:

    Evropi kurva po na i fut djemte me te mire dhe biznesmenet me te suksesshem neper burgje !!!! Ngrihuni djemte e shqipes te gjithe se bashku te shpetojme parine e ketij vendi . Na kane inat si popull i zgjuar dhe i suksesshem neper bisnese , prandaj nuk na lene te bejme pune !!! O Edi Rama o Pandeliu i Majkave mos i lini djemte tane te dergjen burgjeve !!!

  2. ts says:

    Ore po slan qoshe te Evropes pa leshuar glasen kjo rrac iliresh qe sot na thrrasin shqiptar ! Kudo ku ndigjon ,vjedhje,dhe me dhun bile esht cudi mos ket shqiptar ne valle ! Na nxin faqen e kur na pyesin nga jeni ,me siklet themi shqiptar ! Nje vend kaq i vogel me aq shum hajdut e kriminel !!
    Si esht e mundur !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje