Procedim penal ndaj ish-drejtorit të LSI-së në Durrës, ja akuzat e forta ndaj tij

28 Mars 2018, 16:42Kronika TEMA

Ish-drejtori i ALUIZN-it Durrës, Flamur Gjuzi,
është vënë në ndjekje penale pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Kandidati për deputet nga radhët e LSI-së, ka marrë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të komunikatave, që bëjnë fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 27.03.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit F.GJ, E.P, S.B dhe N.I, vjeç 47, 31, 28 e 44, banues në Durrës, e cila ka vendosur masën “Detyrim paraqitje”. Nenet 248, 25 e 186/3 të Kodit Penal.

2 komente në “Procedim penal ndaj ish-drejtorit të LSI-së në Durrës, ja akuzat e forta ndaj tij”

  1. tangopi says:

    ka qene nje Gim Gjuzi ne Tirane, mashtrues me nam. Thone se arriti t’i shese sahatin e qytetit nje katnari! Ky i gjejne keta njerez me keta mbiemra !!!

  2. plazhisti says:

    Ky trimi kishte ndertuar per vete nje vile dykateshe ne Gjirin e Lalezit, ne brezin e pare , ne toke shteterore duke fallcifikuar dokumentat e pronesise.
    Pas zgjedhjeve, vila u prish nga INUK.
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje