Chat Line 5: Plas prostitucioni online në Tiranë, policia godet sërish në flagrancë bazën aktive (detajet)

28 Mars 2018, 10:21Kronika TEMA

Kryeqyteti gjithnjë e më tepër po njihet me disa baza prostitucioni të cilat përdorin teknologjinë për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Së fundmi policia zbuloi një tjetër vend të ushtrimit të prostitucionit virtual ku ka finalizuar me sukses operacioni “Chat Line 5”.

Mësohet se u arrestuan në flagrancë dy vajza që ndodheshin në një apartament në rrugën “Reshit Petrela” duke kryer aktin seksual elektronikisht.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni “Chat Line 5”

Arrestohen 2 shtetase dhe procedohet penalisht një tjetër për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “Chat Line 5”, ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

• B.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një studioje “Chat Line” për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe ” Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/2 dhe 115 i Kodit Penal.

• A.K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni” shtetasja:

• M.A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” të parashikuara nga nenet 114/2 dhe 115 të Kodit Penal për shtetasen B.S., dhe për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 për shtetaset A.K., dhe M.A.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje