Sa vrasje mund të bëjë një informator policie pa u kapur?

27 Mars 2018, 18:31Kronika TEMA
Sa vrasje mund të bëjë një informator policie pa u kapur?

Nga Ian Cobain

 

Vitin që kaloi Gary Haggarty pranoi fajësine për qindra krime të dhunshme ndërkohë që punonte për shtetin Britanik.

 

Një ditë, herët këtë vit, dy roje burgu shoqëruan nje burrë pak mbi peshë dhe i treguan stolin ku të ulej. Kishte veshur një kostum gri, që nuk i shkonte, të shoqëruar me një kollare po ashtu gri. Flokët i kishte gri, e njëjta ngjyrë e prangave. Pakëz ngjyrë kishte vetëm fytyra e tij e kuqe, disi e futur brënda dhe e  shtypur. Ulur tre metra mbrapa qafës së tij të kuqe qendronte një grup personash  të ulur në hapësirën për publikun. Jashtë 30 policë të armatosur rëndë bënin roje.

 

I ulur në stolin e tij, Gary Haggarty, dëgjoi për pothuajse një orë e gjysëm gjykatësin që i shpjegoi dënimin e tij për krime të cilat ai i kishte pranuar. Zgjati kaq shumë për shkak të numrit të madh te krimeve që duheshin marrë në konsiderat, 201 të tilla.

 

Ato përfshinin; pesë vrasje; pesë tentativë vrasje; një akuzë për ndihmë personi të tretë për të kryer vrasje; 23 konspirime për vrasje; katër rrëmbime; gjashtë burgosje të paligjshme dhe disa vënje zjarri përfshirë një pub; 5 konfiskim automjetesh; 66 akuza për armë dhe municione pa leje të mbajtura me qëllim rrezikimin e jetës (në arsenal përfshiheshin dy Sten automatike, një Uzi, 12 pistoleta Taurus dhe 2 kallashnikov); 10 akuza për mbajtje eksplozivësh; 18 plagosje dhe dy vjedhje me dhunë.

 

Kishte dhe një akuzë për dëme materiale, kjo edhe pse ishte një e vetëme  përfshinte prishjen e disa shtëpive brenda 6 muajve.

 

Kjo nuk ishte e gjitha. Gjykatësi numëroi  gjithashtu krime që duhet të konsiderohen. Këto jane krime qe kriminelëve ju lejohet të pranojnë autorësinë duke i kursyer policisë dhe gjykatave kosto dhe kohë. Gary Haggarty pranoi 304 të tilla që përfshinin një numër plagosjesh, armë zjarri pa leje,  vjedhje restorantesh dhe dyqanesh, vendosje zjarri në një pikë karburanti pasi mbushi makinën e vet, burgim i paligjshëm, 37 sulme, vjedhje makinash, mbajtje me qëllim shpërndarjen e një sasie cannabis dhe amphetamine, mbajtje në ambjente publike të shkopë baseballi, hanxhar dhe shkopë teleskopik.

 

Krimet u kryen ndërmjet 24 Shkurt 1991 dhe 1 Mars 2007. Një krim i rëndë cdo pak ditë për 16 vite me radhë.

 

Të ulur në galerinë e publikut ishin të afërmit e viktimave të Haggarty, me siguri  ishte e vështirë të degjoje komentet e gjykatësit. Viktima e parë e Haggarty ishte Sean McParland, 55 vjec që në atë moment po kujdesej për 4 nipat e tij në moshë 3 deri 9.  Në dëshminë që 9 vjecari dha në polici  thuhej që gjyshi ishte përkulur dhe me duart lartë kur u qellua në fytyrë. Plumbi dëmtoi shtyllen kurrizore dhe doli nga qafa.

Haggarty i tha policisë se i vinte keq sepse ishte një ngatërresë identiteti, ai donte në fakt të vriste dhëndërrin e McParland.

 

Një viktim tjetër ishte John Harbinson, 39 vjec, i lidhur ne një qorrsokak vdiq nga goditjet me çekan. Haggarty i tha policisë që nuk kishte ndërmend ta vriste por vetëm ta lëndonte. Djali i Harbinson qendronte ulur nga mbrapa duke degjuar që babai vet dha shpirt mbasi pësoi frakturë ne kafkë, 8 brinjë të thyera, 2 vrima në mushkri dhe pothuajse tē gjitha kyçet e thyer.

 

Duke vazhduar leximin e mbi 500 krimeve nga gjykatësi u bë e qartë se të gjitha ishin kryer brenda pak kilometrave nga shtëpia në lagjen e Mount Vernon në veri të Belfastit. Aty Haggarty, 46 vjec, një ish-mekanik, jetonte me gruan dhe djalin.

 

Haggarty ishte një vrasës serial, sadist, rrëmbyes, shpërndarës droge, gjobitës: një stuhi kriminale e vërtet.  Ai ishte gjithashtu një pjestar i Forcave Vullnetare të Ulster (UVF), një organizate paraushtarake Protestante që luftonte kundër IRA dhe forcave të tjera republikane dhe që mundohej të mbante Irlandën e Veriut nën Mbretërin e Bashkuar.  Ai ja doli të ishte i lirë për një kohë kaq të gjate sepse ishte një shërbyes i shtetit Britanik. Ai ishte një informator i policisë.

 

Gjatë 3 dekadave të Trazirave në Iralandën e Veriut, informatorët ishin një burim i rëndësishëm inteligjence mbi republikanët dhe grupet e tjera paraushtarake dhe disa prej tyre ofronin deridiku edhe ndikim mbi këto grupe.

 

Historia dhe letërsia Irlandeze është e mbushur me spiun që punojnë për Britanikët. Në mesin e shekullit të 17 dhe prapë nga fundi i shek. 18, informatorët e kurorës luajtën një rol në disfatën e disa kryengritjeve rurale, duke ndihmuar në dorëzimin e disa gjeneratave të burrave dhe grave Irlandeze nën ligjërimin e Londrës.

 

Në momentin kur filluan Trazirat, nga fundi i viteve 60, shërbimet e inteligjencës të ushtrisë Britanike dhe policisë lokale (Royal Ulster Constabulary, RUC) filluan të rekrutonin. Fillimi ishte modest, i dyshuar si informatori i parë brenda IRA ishte John Kavanagh, baba i ri i dy  fëmijëve i cili u vra nga shokët e vet në 1971. Dhjetra të tjerë patën fatin e tij, pyeteshin, torturoheshin dhe të vdekur braktiseshin në rrugica qyteti apo rrugë fshati. Është e pamundur të thuhet sa ishin gjithësej po ka shumë gjasa që të ishin me qindra të marrë nga komunitetet Katolike dhe Protestante. Informatorët më të dëshiruar ishin pjestarët e IRA por policia dhe ushtria rekrutonin edhe nga ana e forcave që luftonin për një Irlandë Veriore nën UK. Ky ishte rasti i Haggarty.

 

Përgjegjësia për menaxhimin e informatorëve ndahesh ndërmjet Special Branch , dedektivët që mblidhnin inteligjencë pjesë e policisë lokale RUC, dhe njësive të dedikuara të ushtrisë Mbretërore. Këto të dyja bashkpunonin, edhe pse jo gjithmonë. Vërdallë, gjatë gjithë kohës, ndjehesh hija e MI5 që bënte koordinimin dhe ofronte pagesa cash.

 

Këto tre organizata nuk hezitonin në përdorimin e rryshfetit, kërcënimeve dhe shantazheve për të rekrutuar. Sipas një shpjegimi që më bëri një ish pjestar i IRA ata gjurmonin problemet morale që dikush kishte.

 

Probleme morale? Nënkupton psh kur ke vrarë dikë?

 

“ Jo Jo” qeshi ai.  “Kur je me IRA pasi vret shkon në shtëpi në orarin e darkës.” Duke u dridhur si pa dashje tha “E kam fjalën kur ke tradhëtuar gruan”

 

Nga të dy anët e konfliktit, një seri e gjatë emrash dhe nofkash lindi për të quajtur ata që tradhëtonin komunitetin e tyre: gojëhapuri, supergrass, Brussel etje. Haggarty quhej nga policia lokale si “specie në mbrojtje’. Sot oficerët e MI5 i quajnë CHIS ( covert human intelligence source) nje frazë e marrë nga ligjet e viteve 2000 që rregullojnë hetimet. Sidoqoftë në Irlandë termi i preferuar akoma sot është tout (informator/spiun/shitës).

 

Në vitin 2007, avokati i popullit (ombudsman) pranë policisë në Irlandën e Veriut prodhoi një raport ku hetohen marrdhënjet komplekse ndërmjet policisë dhe Haggarty dhe rolin që këto marrdhënie patën në rastin e një vrasje të vecantë. Ky raport përfundon që kishte mangësi sistemike mbi mënyrën sesi policia mbronte informatorët që dyshoheshin për vrasje dhe krime të tjera.

 

Rekrutimi i informatorëve krijoi një problem moral dhe ligjor për UK, probleme të cilat janë të pranishme edhe sot. Kur një terrorist i IRA ishte nën pagën e UK, kush e mban përgjegjësinë për aktet e tij?  Kush vendoste nëse një akt i planifikuar terrorist në tokën e Mbretëris duhej të vazhdonte për të mbrojtur identitetin e informatorit? Sa lartë në piramidën shtetërore këto vendime merreshin?

 

Vendimi për përdorimin e informatorëve pati dritën jeshile nga nivelet më të larta duke filluar nga 27 Gusht 1979. Dita kur IRA vrau kushëririn e Mbretëreshës, Lord Mountbatten, së bashku me një grua 83 vjec dhe 2 djem me anë të një bombe të vendosur në një varkë afër County Sligo, ishte po ashtu dita kur 18 ushatrë vdiqën pas një prite në County Down. IRA deklaroi që po i dërgonte një mesazh popullit Anglez “ Të shkulim zëmrën që ëndërron Perandorinë.”

IRA kurrë më parë nuk kishte vrarë kaq shumë. Mes viktimave edhe një nënkolonel, oficeri me gradën më të lartë i vrarë gjatë Trazirave.

 

Qeveria Britanike ishte aq e tronditur sa Margaret Thatcher bindi Sir Maurice Oldfield, ish kreun e MI6, të braktiste pensionin dhe të  koordinonte çështjet e sigurisë në Irlandën e Veriut. Oldfield, një oficer inteligjence më shumë sesa policë, pa në mbledhjen e informacionit celësin për fitimin e luftës ndaj terroristave. Por gjatë 2 dekadave në vazhdim bombat dhe vrasjet vazhduan, numri i të vdekurve rritjej akoma më shumë dhe po ashtu numri i informatorëve të rekrutuar.  Në Qershor 1994, kur vrasësit e UVF sulmuan me breshëri plumbash një grup burrash që po shikonin Kupën e Botës ne një pub në fshatin e vogël të Loughinisland- duke vrarë gjashtë dhe plagosur pesë- doli që dy nga vrasësit, që nuk e njihnin njëri-tjetërin, ishin informator.

 

Ne 2011, John Stivens, ish komisioneri i Scotland Yard i cili drejtoi tre hetime përgjatë dy dekadave mbi akuzat e bashkëpunimit të paraushtarakëve besnik të Mbretërisë dhe shtetit Britanik , pohoi përpara një komisioni parlamentar që skuadra e tij arrestoi 210 njerëz, vetëm 3 nuk punonin për policinë apo ineligjencën e ushtrisë.

 

Stevens dhe skuadra e tij zbuluan që pas ardhjes së Oldfield në detyrë ai rekomandoi që një oficer me përvoj nga radhët e MI5, Patrick Walker, të vlersonte mbledhjen e informacioneve nga ana e policisë në krahinë. Walker nga ana e tij rekomandoi që rekrutimi nga radhët e organizatave para-ushtarake të kishte prioritet ndaj hetimeve mbi krimet që këta të fundit mund të kishin kryer.

 

Sipas një urdhëri të lëshuar në Shkurt 1981, të gjithë dedektivët që po hetonin mbi sulme terroriste, duhet të konsultoheshin me Special Branch përpara se të arrestonin dikë. Urdhëri, i cili mbeti sekret për 20 vite-shpjegonte:”Të gjitha propozimet për arrestime duhet të qartësohen me Regional Special Branch për tu siguruar që agjentë të policisë apo ushtrisë nuk janë të përfshirë.” Me pak fjalë, informatorët duheshin mbrojtur.

 

Pa zhurmë dhe pa lajmërime publike, RUC u shëndërrua nga një forcë që zbulon dhe con para gjykatës kriminelët në nje organizatë ku synimi kryesor ishte spiunimi i terroristave.

 

Gjatë kësaj kohe pati kaq shumë spiunë sa një formë e jashtëzakonshme letërsie u zhvillua: memoriet e një informatori. Në 20 vitet e fundit, 5 ish informator që jetonin nën programet e mbrojtjes së dëshmitarëve kanë publikuar libra, disa ishin bestseller.  Pavarësishtë kësaj, informatorët kanë qënë gjithmonë një figurë e ulët dhe e denigruar. Traditat e republikanizmit apo besnikëris ndaj Mbretërisë zhvilloheshin në komunitete të vogla dhe familje të zgjeruara; komunitete ku kodet e besnikërise dhe sakrificës dorëzohen nga një gjeneratë te tjetra. Aktet e spiunimit nuk ishin vetëm çështje kombëtare por mbi të gjitha ishin personale.

 

Ndërkohë që disa besnik të Mbreterisë u kthyen pa mund në informatorë – ata ishin, ne fund të fundit, mbështetës të shtetit Britanik- ata rrezikonin vdekjen për tradhti ndaj shokëve. Haggarty kishte qënë informator duke filluar nga vitet 90, por në 2010, pasi filloi të bashkpunonte me oficerët që e arrestuan për vrasjen e Harbinson, e çuan me nxitim ne Angli. In absentia ai u dënua me vdekje nga shokët e tij të UVF.  Në disa zona ku edhe pse kishte shumë persona që urrenin fushatën e dhunëshme të IRA askujt nuk i shkonte në mëndje të fliste me policinë. Në këto zona të ishe spiun ishte më keq sesa të ishe pedofil.

 

Në 2007 një paraushtarak republican, Raymond Gilmour, i cili publikoi një libër, Tokë e Vdekur: Infiltrimi i IRA kërkoi falje publikisht dhe kërkoi leje për tu rikthyer në shtëpine e tij ne Derry, por kreu i partisë Sinn Fein dhe një ish pjestar i IRA, Martin McGuiness tha që Gilmour duhet ta vendoste vet nëse është e sigurt për tu kthyer.

 

Me mencuri , ndoshta, Glimour vendosi që të mos kthehej. Në Tetor 2016 ai vdiq, 57 vjec, i vetëm dhe i alkolizuar, në apartamentin e tij në një nga qytezat e bregut jugor Anglez. Ai nuk u gjet për një kohë shumë të gjatë ndërkohë që dekompozimi kishte filluar. Kur një nga djemët e Gilmour, Raymond JR, mori vesh lajmin, ai postoi ne mediat sociale: “Paska Zot. Lol.” ( Lol është shkurtim i qesh me të madhe në anglisht)

 

Në vitin 1989, dy persona të maskuar u futën në shtëpinë e Pat Finucane, një avokat nga Belfasti, dhe i qelluan tre herë ne gjoks, tre herë në qafë dhe gjashtë herë në kokë. Gruaja dhe 3 fëmijët e vegjël ishin të pranishëm. Shumë nga klientet e Finucane ishin republikan dhe një pjesë tjetër ishin  besnikë të UK. Ai ishte bërë shumë i zoti jo vetëm për mbrojtjen në gjykatat e Irlandës së Veriut por edhe duke sfiduar forcat e sigurisë në gjykata Evropiane. Një pjesë e kushërinjve të tij ishin me IRA.

 

Për shkak të zotësisë në avokati dhe lidhjeve personale, Finucane u shigjetua nga një besnik i Mbretërisë që paguhesh nga Ministria e Mbrojtjes si agjent për inteligjencën ushtarake. Njeriu që i dha armët vrasësit ishte një informator i Special Branch për 18 muaj. Kur u arrestua, shoferi me të cilin do largoheshin nga vrasja, pranoi të flas. Edhe ai ishte rekrutuar si informator, cështja gjyqësore ndaj tij u ndërpre.

 

Vrasja e Finucane jep shëmbullin më në dukje sesi shteti Britanik ishte i përlyer në dhunën e informatorëve të vet, disa u përfshinë në krime të rënda duke ndihmuar policine apo ushtrinë kurse disa u rekrutuan nderkohë që hetoheshin për krime të rënda.

 

Mark Haddock, një pjestar i UVF dhe i njohur i Haggarty, ishte gjithashtu informator. Në raportin e vitit 2007mbi UVF, Nuala O’Loan, ombudsman për policinë e Irlandës së Veriut pohon që para 14 viteve Special Branch i dha rritje rroge Haddock pasi ky pranoi që qelloi me shotgun në kokë 27 vjecaren Sharon MCkenna. Kishte dyshime se policia i pagoi atij pushimet jashtë shtetit. Pozicioni i tij brenda UVF u rrit duke u bërë një informator shumë i dobishëm. Ky nuk ishte një krim i izoluar: Haddock u përmend në parlamentin Irlandez si i përfshirë në vrasjen e 8 personave të tjerë.

 

Në Janar të këtij viti – një ditë pas vendimit të gjykatës ndaj Haggarty- policia arrestoi një tjetër informator, Freddie Scappaticci. Një veteran i IRA rreth 70 vjec. NJihet kudo me nofkën  Scap dhe drejtonte njësin e sigurisë së brendshme të IRA, skuadra e vdekjes që kapte, pyeste, torturonte dhe vriste  spiunët në organizatë. Zakonisht kush dilte fajtor merrte një plumb në kokë. Gjatë gjithë kësaj kohe ai spiunonte për llogari të ushtrisë  Mbretërore dhe kishte nofkën ‘Stakeknife’’ (Thikë Mishi). Para disa viteve, një ish komandant i ushtrisë Britanike e quante atë si ‘’agjenti jonë më i mirë…… veza jonë e artë.”

 

Por sot, mënyra sesi Britania përdori këtë vezë të artë ngre një sërë pyetjesh etike. Ka një hetim që po vazhdon nga ana e policisë që po bëhet nga dedektiv me përvoj nga Anglia mbi vrasjet që ka bërë Scappaticci dhe po ashtu familjarët e viktimave kanë hedhur në gjyq policinë dhe ministrinë e drejtësisë. Në të dyja rastet synohet të zbardhet nëse ka pasur apo jo persona në ushtri apo politikën e UK që vendosnin kush do vdiste dhe kush jo në skuadrat e vdekjes të IRA.

 

Në atë kohë në UK kishte rregullore të ngulitura në ligje sesi duheshin menaxhuar spiunët si Scap dhe Haggarty, por ato ishin shkruar përpara dhe kishin të bënin me krime normale, dhe u quajtën si të papërshtatëshme për Trazirat.

Në 1989, një këshilltar ligjor i MI5 paralajmëronte prokurorin e përgjithshëm se problemi me linjat drejtuese ishte që ‘’ nëse do që një agjent terrorist të mbledhi informacione atëhere ai duhet të shkeli këto rregulla vazhdimisht.’’ Një vit më parë, një nga drejtuesit e lartë të RUC shpjegonte problemin qartësisht te zyrtarët Britanik në Belfast: Nëse një informator i tregon policisë që ai po fsheh municion, policia nuk mund të shprehet. Nëse policia i thotë që shko dhe fshih municionet kjo do përbëntë shkelje te rregullave dhe ligjeve dhe nëse i thotë që të mos fshehi municione atehere informatori do krijonte dyshime te organizata e vet duke rrezikuar edhe vdekjen.

 

Ka prova që konfirmojnë kërkesat e përsëritura të drejtuesve të lartë të RUC Special Branch për të futur në korniza ligjore të gjitha opercionet me spiunët. Kjo u arrit në vitin 2000, kur dhuna po shkonte drejt fundit në Irlandën e Veriut. Diku nga fundi i viteve 80, Raymond White, kreu i Special Branch i bën një lutje personale Margaret Tatcher për rregulla përfundimtare. Nga dokumenta të bërë publike gjatë hetimit të vrasjes së Finucane, zyrtarët Britanik këshillonin White që cështja ishte ‘’ shumë e vështirë për tu menaxhuar’’; ai dhe kolegët e vet duhet te vazhdojnë punën si gjithmonë dhe të mbajnë detajet për veten e tyre.

 

Sot Special Branch, inteligjenca ushtarake dhe MI5 po perballen me akuza që i bëjnë bashkpunëtor sekret në vrasje. Në disa raste ka pasur bashkpunim dhe ka arsye te mira pse të besojm që policë dhe oficer të inteligjencës përdorën informatorët për të influencuar grupet terroriste drejt objektivave të zgjedhur; filluan të  manovronin ata që kishin gishtin te këmbëza.

 

Duke kërkuar falje për ‘’ nivelet tronditëse të bashkpunimit kriminal’’ në vrasjen e Finucane, David Cameron, si kryeministër, pranoi mundësine që oficer të policisë i sugjeruan një grupi vrasësish që avokati duhesh hequr qafe.

 

Johnston Brown, një ish dedektiv, officer i RUC shkruante në kujtimet e tij rreth Trazirave : ‘’ E di me fakte që Special Branch nuk e kishte për gjë të përdorte  informatorët për të goditur  terroriste të tjerë. Kjo ishte politikë e pranuar prej tyre, pavarësisht nëse ishte zyrtare  apo jo.’’

 

Ka një përplasje të hidhur mbi cfarë ndodhi egzaktësisht, dhe pse ndodhi. KJo nuk është surprizë: Ka paqe në krahasim me pak vite më parë, por ka pak pajtim, dhe të dyja anët po luftojnë për të kaluarën. Ka dy interpretime të ndryshme mbi historinë,  përplasje mbi të mirat dhe të këqijat e konfliktit, dhe argumenta mbi kush duhet duartrokitur dhe kush duhet fajësuar.

 

Nuk ka dakordësi mbi kauzën e ngjarjeve, por as mbi gjuhën që duhet përdorur për ti përshkruar ato. Ishte konflikti luftë civile apo një varg krimesh? Edhe kuptimi i “ bashkpunim kriminal” kundërshtohet.

 

Ish oficerët e Special Branch besojnë që tani këto fjalë po përdoren nga republikanët dhe aleatët e tyre si një armë në betejën për të shkruar të kaluarën, pjesë e një tentative për të krijuar një narrative ku të gjithë ata që ishin të përfshirë ne konflikt janë moralisht njësoj luftëtar, dhe jo terrorist dhe officer policie.

 

Ata janë të inatosur për këtë gjë, jo vetëm sepse ishin ata që përballoheshin me keqbërësit, por sepse policia vrau vetëm 1.4 % ( 50 nga 3720 që humbën jetën gjatë Trazirave), ndërkohë IRA dhe grupet e tjera republikane vranë rreth 58 %.

 

Dhe për më teper ata kishin të bënin me një krizë që zvarritesh prej dekadash dhe që po kushtonte mijra jetë.

 

Republikanët nuk e shohin në këtë mënyrë.  Një ish antarë i vjetër i IRA më tha njëherë për një bisedë që pati me një ish oficer policie në pension, i cili kundershtonte me ngulm që të kishte një ekuivalent moral ndërmjet tyre. “ I thashë që jam dakort që nuk kishte ekuivalent moral. Sepse unë nuk paguhesha.”

 

Pasi  Haggarty u bashkua me UVF kur ishte 19 vjec në vitin 1991, shokët e tij të rinj i vendosën nofkën “ kokëlopa”. Thonë që ai ishte njeri pa humor, u ngjit në grada dhe u bë komandant zone në vitin 2004. U rekrutua si informator në 1993 dhe për 14 vite u përdor nga Secial Branch.

 

Ai u arrestua në 2009, si fillim për tu pyetur mbi vrasjen e Harbinson, dhe herët në 2010 ai ra dakort të njihej si kriminel bashkpunues sipas ligjit.  Ai duhej të tregonte të gjitha dhe të jepte prova  si spiun kundër bashkpunuesve që ballafaqoheshin me ligjin. Policët që intervistuan Haggarty shumë shpejt zbuluan që kishin të bënin me një njeri të zgjuar dhe me memorie ekselente.

 

Por pyetja është: Gjatë viteve që Haggarty veproi si agjent, vlera e informacioneve që dorëzoi te Special Branch ishte më e madhe sesa rrëmuja dhe mjerimi që ai shkaktoi? Me fjalë të tjera, a funksionoi sistemi i informatorëve?

 

Gjykatësi që dha dënimin për Haggarty tha që ky i dha policisë rreth 300 informacione, ndaloi 44 krime- përfshirë vrasje, bomba, plagosje me thikë dhe vënje zjarri- dhe paralajmëroi policine 34 herë për persona që rrezikoheshin nga UVF. Ai dha informacion mbi armët dhe eksplozivët, rekrutimin, vendosjen e objektivave dhe mbajtje droge. Ai tha gjithashtu që përdori punën e tij si mekanik për ti dhënë Special Branch mundësinë për të vendosur përgjues në makina. Kundër këtyre duhen peshuar të gjitha krimet e Haggarty, njerëzit që vrau dhe jetët që shkatërroi.

Në një libër të publikuar në 2016, një ish oficer i Special Branch, William Matchett, vlerësoi që rreth 20% e inteligjencës së mbledhur gjatë Trazirave vinin nga përgjuesit, 15% nga ndjekja dhe 5 % nga policia,ushtria dhe burime të hapura. 60% vinte nga informatorët. Edhe pse disa informacione ishin me pak vlerë disa të tjera ishin të rëndësishme, Matchett argumenton që informatorët patën një rol vendimtar në luftën e inteligjencës.

 

Edhe pse në radhët e IRA kishte vetëm një numër të vogël informatorësh, Matchett thotë që ish kolegët e tij llogarisin që secili prej tyre ka ndalur 37 vrasje cdo vit, dhe që numri jetëve të shpëtuara është me mijra. Por, si çdo gjë tjetër në Irlandën e Veriut këto numra pranohen ose rrefuzohen sipas politikës dhe besimit të cdokujt. Si më tregonte një luftëtar besnik i mbretëris dikur duke huazuar fjalët e këngëtarve Simon dhe Garfunkel, ky është një vënd ku “njeriu dëgjon atë që do të degjoj dhe nuk e vret mëndjen për asgje tjetër”.

 

Është e pamundur të peshosh të mirat e inteligjencës që informatorët dorëzuan kundrejt kaosit të dhunshëm që ata prodhuan. A mund të llogarisim, gjakftohët dhe me precizion matematik numrin e jetëve të marra dhe ayre të shpëtuara? Si mund të fusim në ekuacion impaktin e informatorëve, dhe mënyrën sesi njerëzit u larguan nga grupet paraushtarake – ose vendosën të mos bashkoheshin – sepse ata kishin frikë se ekspozoheshin nga spiunët? Sa demoralizuese ishte për grupet paraushtarake të arrinin në përfundimin që njeri prej tyre ishte spiun dhe po i jepte armikut informacion.

 

Nga ana tjetër, kur mundesh një informator të vriste dhe të mos arrestohesh , sa shpesh vllezërit, kushërinjt dhe shokët merrnin armët dhe bënin hakmarrje? A mundet që krimet e informatorëve të kenë patur një rol në përkeqësimin dhe zgjatjen e konfliktit?

 

John Stivens i tha parlamentit që disa nga 207 të arrestuarit nga ai po punonin në të njëjtën kohë për Special Branch, inteligjencën ushtarake dhe MI5, duke fituar shuma të majme dhe shpesh duke luftuar kundër njëri-tjetrit. Kjo ishte kundër interesit publik dhe krijoi rrëmuja në Irlandën e Veriut.

 

Rasti i Haggarty vë në dukje sa më sipër. Jo vetëm që ai nuk u arrestua për vrasjet sepse ishte informator por ai vrau Sean McParland për të ruajtur identitetin e tij. Në fakt kur komandanti i UVF në Mount Vernon vendosi të hidhte një monedh për të vendosur kush do e vriste, Haggarty doli vullnetar për të shuar dyshimet që shokët e tij kishin mbi të si informator.

 

Drejt fundit gjykatësi shpjegoi që Haggarty jo vetëm ishte një informator por edhe një bashkpunues me ligjin nga momenti i arrestimit. Atij do ti ulet dënimi përderisa tregoi të gjitha krimet. Dhe këtë ai e ka bërë gjatë 1015 intervistave të bëra në polici.

 

Haggarty mori dënimet maksimale për cdo vrasje, dhe kohën më të madhe brenda para se të aplikoj për lirim të parakohëshëm iu dha për vrasjen e McParland. Gjykatësi e vendosi 35 vjet. Por gjykatësi ja uli me 75% që e coi dënimin në 8 vite dhe 9 muaj. Duke vlersuar bashkpunimin dhe pranimin e fajit gjykatësi ja uli akoma me 25% duke e ulur akoma më shumë dënimin në 6 vite 6 muaj.

 

Cdo person i dënuar për krimet e Trazirave përpara paktit të vitit 1998 (E Premte e Mirë) mund të aplikoj për lirim të parakohshëm pasi ka bërë 2 vite burg. Akuza më e fort pas 1998 që qendronte mbi Haggarty ishte drejtimi i një organizate terroriste për të cilën ai u dënua 4 vite 6 muaj pas sistemit të uljes së dënimit si më sipër. Duke qendruar 4 vite në burg ndërkohë që pyetesh nga policia, ai u dënua faktikisht për kohën e kryer.

 

Para se të jepej vendimi, u dëgjua në gjyq për dy raste kur Haggarty kishte dhënë informacion për vrasje që Special Branch nuk mundi ti ndalojë. Në një rast policia humbi makinën me vrasësit brenda që po ndiqte. Vrasësit e identifikuar nga Haggarty vranë një taksixhi të ri në moshë, baba i dy fëmijëve të vegjël.

 

Ombudsmani pranë policisë, pasi hetoi këtë rast, dërgoi një dosje te kryeprokuroria që të vendosi nëse kontaktet brenda Special Branch të Haggarty duhen ndjekur për krime ku përfshihen konspirim për vrasje.

 

Kryprokuroria vendosi që Haggarty nuk ishte i besueshëm aq sa duhej, dhe planet që ky të jap prova kundër shokëve në UVF u braktisën. Ai pritet të japi prova vetëm kundër një personi që akuzohet per manipulim provash në një vrasje. Duke i dhënë dënimin gjykatësi pranoi që “ ka zëmërim në vendimin për të mos marrë në konsiderat provat e zotit Haggarty kundër officerëve të policisë” dhe shtoi që kryeprokuroria e bëri të qartë që kjo nuk do të thoshte që Haggarty ishte  krejt i pabesueshëm.

 

Ndërmjet gazetarëve dhe avokatëve në Belfast ka një bindje të përhapur që prokurorët hezituan të përdorin Haggarty për të dënuar shokët e vjetër te UVF sepse kjo do e bënte të besueshëm edhe kundër policisë. Si pohon një gazetar i famshëm vendas, “ e gjithë kjo duket sheshit.”

 

Pas seanancës gjyqsore në Janar, të afërmit e viktimave shkuan për një kafe përballë gjykates. Aaron McCone, babai i të cilit, John Harbinson, ishte nga të vrarët, u takua me Ciaran Fox, babai i të cilit, Eamon, u vra nga Haggarty me shokë në Maj 1994, dhe Paul McKenna, motra e të cilit u qellua nga shoku i Haggarty ( Mark Haddock) në 1993.

 

Janë të gjithë të hidhëruar nga dënimi i ulur, por nuk e shohin si të papritur. “Asgjë në gjyq nuk na habiti, por është e vështirë për tu gëlltitur,” tha McCone, që përpiqej pa sukses të mbante lotët.“ Ai është një vrasës serial dhe do bëj 3 vite dhe pak muaj burg. Kjo nuk është drejtësi.”

 

“ Ne ndjehemi të braktisur nga sistemi gjyqësor në këtë vend,” tha Fox. “Gary Haggarty po vriste kë të donte dhe policia e dinte dhe e lejonte. Nëse ai do ishte pjestar i një organizate terroriste islamike, ai do ishte në burg për një kohë shumë të gjatë.”

 

Ndërsa të tre burrat po bisedonin, brenda në kafene hynë hetuesit që morën në pyetje Haggarty. Ata sapo panë këta të tre, u kthyen nga erdhën dhe u larguan menjëherë. Paul tundi kokën. Pasi motra ime Sharon u vra, policia erdhi vetëm njëherë në shtëpi për të pyetur.

 

Këta burra vijnë nga të dyja komunitetet e Irlandës Veriore, por asnjëri  prej tyre nuk ka besim te policia. Në librin e tij, Matchett shkruan që një nga qellimet e rekrutimit të informatorëve ishte që të futesh ankthi te organizatat paraushtarake si IRA dhe UVF. Por duket se ankthi dhe mosbesimi te autoritet u shtri  në lagje të tëra ku këto grupe kishin mbështetje ose ku njerzit bënin sikur nuk shikonin.

 

Ron Dudai, një kriminolog nga Izraeli që ka studiuar nga afër përdorimin e informatorëve në Irlandën e Veriut, e përshkruan si “ një plagë e hapur nga e kaluara” që vazhdon të ketë efekte afatgjatë. Ai beson që “informimi ka prekur shumë aspekte të jetës politike dhe sociale” në një mënyrë që shton dyshimet te policia dhe që ndalon vendosjen e normalitetit. Pavarësishtë kësaj, thotë Dudai, ata që janë të përfshirë në procesin e paqes rrallë diskutojnë përdorimin e informatorëve.

 

Paqja qendron në një ekuilibër delikat në Irlandën e Veriut. Rrahjet me qellim dënimi dhe goditjet me armë mbi kriminel të vegjël janë të shpeshta në zonat ku organizatat paraushtarake kishin qendrat e veta. Policitë e Evropës raportuan që në 2016 pati 142 atentate terroriste në të gjithë kontinentin, disa prej tyre dështuan, disa u parandaluan dhe pjesa tjetër u kompletuan. 76 prej tyre, më shumë se gjysma, ishin në Irlandën e Veriut. Në një zonë ku urat ndërmjet popullit dhe policisë duhet akoma të ndërtohen dhe të mirëmbahen, shumë besojnë që përdorimi i informatorëve – dhe dënimet e lehta – mund të dëmtojnë besimin e popullit te forcat ligjzbatuese. . “ Duke parë që edhe vrasësit e arrestuar dhe dënuar mund të bejnë ujdi me policinë dhe të përfitojnë dënime të ulta kjo ka efekt demotivues mbi qytetarët që kanë informacione mbi keqbërës,” thotë Dudai.

 

Rekrutimi vazhdon akoma dhe sot. Nga fundi  i vitit që kaloi, dy burra shkuan në gjykatë dhe u ankuan se oficer policie bënë disa tentativa për ti rekrutuar si informator kundër disa të njohurve që dyshohen si terrorist. Njëri prej tyre, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, thotë që i njëjti oficer policie i është afruar tre herë, dy herë gjatë pushimeve në Norvegji dhe një herë në jug të Belfastit. Ai u ankua se këto takime i kanë vënë jetën në rrezik.

 

Burri i dytë, i quajtur në gjyq vetëm si “X”, thotë që policia e kërcënoi vitin e kaluar, duke i thënë që nëse ai nuk spiunon për policinë  ata do shkojnë te organizata terroriste dhe do thonë që ai ishte informator.

Gjykatësi i apelit  pohon “ ka një cështje të fortë ku një oficer policie kërcënoi” në tentativën për të kthyer “X” në spiun. Dhe kështu vazhdon akoma….

 Përkthyer nga Gentian Tare. 

 

Artikulli origjinal: https://www.theguardian.com/news/2018/mar/08/how-many-murders-can-a-police-informer-get-away-with

 

2 komente në “Sa vrasje mund të bëjë një informator policie pa u kapur?”

  1. une jam Gary says:

    Ka diçka qe nuk shkon ketu , ose artikulli nuk eshte perkthyer mire !!!!! Ku eshte roli i Rusise dhe i Putinit ketu ne tere kete zallamahi ???!!!! Ku ka spiune , vrasje , helmime, perdhunime , terrorrizem ….ne boten mbare etj , nuk ka mundesi mos kete dore Rusi !!!!! Ja keni ngjeshur kote e me se koti MI5 dhe MI6 keto krime ….. englezet te bejne kesi gjerash ….. ?????!!!!!! Bahh une nuk e besoj …. po kur do te hiqni prape “dipllomater” te tjere ruse nga Mbreteria e pa- Bashkuar per rastin ne fjale , se ky Gary Haggarty , jam 100% i sigurte qe eshte spiun rus …… prisni akuzat e rradhes ore ruse-r !!!!

  2. une jam Gary says:

    Ka diçka qe nuk shkon ketu , ose artikulli nuk eshte perkthyer mire !!!!! Ku eshte roli i Rusise dhe i Putinit ketu ne tere kete zallamahi ???!!!! Ku ka spiune , vrasje , helmime, perdhunime , terrorrizem ….ne boten mbare etj , nuk ka mundesi mos kete dore Rusi !!!!! Ja keni ngjeshur kote e me se koti MI5 dhe MI6 keto krime ….. englezet te bejne kesi gjerash ….. ?????!!!!!! Bahh une nuk e besoj …. po kur do te hiqni prape “dipllomater” te tjere ruse nga Mbreteria e pa- Bashkuar per rastin ne fjale , se ky Gary Haggarty , jam 100% i sigurte qe eshte spiun rus …… prisni akuzat e rradhes ore ruse-r !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje