"Peshqit e mëdhenj", zyrtarizohen hetimet për Adriatik Llallën

26 Mars 2018, 15:24Kronika TEMA

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është duke u hetuar për pastrim parash.

Së fundmi konfirmohet zyrtarisht se ai po hetohet nga Prokuroria e Durrësit pas dyshimeve të forta për abuzimet me detyrën.

Bëhet me dije se hetimi ka nisur në Durrës, pasi është qyteti më i afërt ku punoi ish-kryeprokurori Llalla.

Edhe pse procesi që po zhvillohet është mjaft hermetik, mësohet se prokuroria ka shtrirë hetimet në disa institucione duke mbledhur informacione të hollësishme për ish-zyrtarin e lartë.

Hetimet po kryhen për: 

Neni 287 – Pastrimi i produkteve të veprës penale

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8; shtuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 24)

1. Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për fshehjen, mbulimin e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndihmës, për të shmangur pasojat juridike, që lidhen me kryerjen e veprës penale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të të drejtave të tjera, që lidhen me pasurinë që është produkt i veprës penale;
c) kryerjes së veprimeve financiare dhe transanksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas ligjit për pastrimin e parave;
ç) shfuqizuar;
d) këshillimit, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;
dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprave penale, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.

2. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 800 mijë lekë deri në 8 milionë lekë, ndërsa kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 3 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.

3. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur personi, që ka kryer veprën prej së cilës burojnë produktet e veprës penale, nuk mund të merret i pandehur, nuk mund të dënohet, ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e procedimit penal për një vepër të tillë”. (TemA)

5 komente në ““Peshqit e mëdhenj”, zyrtarizohen hetimet për Adriatik Llallën”

  1. EU Gazetar says:

    Peshkun se peshkaqenit si afroheni dot.

    E perse perben lajm kjo propogande e kazanit mediatik?
    Adriatik Lllalla ishte thjesht nje sherbetor ne duart e pushtetit kriminal te qeverise dhe peshkaqenve dje dhe sot.

    Do shkoje kjo pune si Fullani,Imami,Tahiri,Meta,Lezhjani Kryetar etj…Vetingu fillohet nga Politikanet dhe pikersiht Kryeministri dhe Presidenti.

    Korea e Jugut ka paditur 6 Presidenta rradhazi. I thone demokraci dhe force popullore qe nuk i fal kodoshet politikane sic ndodh ne Shqiperi.

    1. EU Gazetar says:

      Do ishte me interes qe edhe 3 komentet e tjera te lejoheshin. Faleminderit!

  2. Gramshi says:

    Llalla nuk do e ndiej burgun se do jete mes miqsh, mund te bejne dhe biznes me njeni- tjetrin.

  3. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Opo lereni kete trapin ne punen e vet dhe na shikoni pak ate punen e firmave piramidale qe na moren leket, ate punen e gerrdecit qe u vune minat njerezve dhe ate te 21 janarit qe e keni lene ne heshtje… floririn e likes dhe ate rrugen e kombit ne xhepin e ministrit….
    Megjithese… edhe po ta filloni nga trapi qe u be mburoje e tyre si budallai prap nuk eshte keq, po qe ato pune duhen pare.

  4. besniku says:

    Bejuni burra ore prokurore mos u merni me sherbetoret e pushtetit po me ata qe kane drejtuar shtetin qe skane lene gje pa bere.Ceshte Llalla nje jeri pa shkolle nje coban dhe ka bere punen e pushtetit.Hidhni hekurat atje ku jane miliardat….dhe vrasjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje