Detaje shokuese nga hetimet për vdekjen e adoleshentes shqiptare

24 Mars 2018, 18:11Kronika TEMA

Mediat greke kanë publikuar të dhëna tronditëse lidhur me përgjigjen e autopsisë së adoleshentes shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në taksi duke u udhëtuar nga Saranda në Janinë.

Mjeku-ligjor Theodoros Vougiouklakis, i cili ka vulosur dhe firmosur autopsinë, ka treguar se Konstandinës i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.

Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri.

Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).

Duke iu referuar burimeve të veta, “EspressoNews”, cituar nga Shekulli, shkruan se edhe vet mjeku-ligjor i Universitetit të Janinës ishte habitur nga metoda jo profesionale e ekspertizës mjeko-ligjore që i ishte bërë 16-vjeçares në Shqipëri.

Ai madje ka kërkuar para hetuesve edhe bërjen e një testi gjenetik për t’u identifikuar organet që pala shqiptare dërgoi për analiza në Greqi.

Më 15 nëntor të vitit 2014, Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek dentisti në Sarandë me një taksist grek.

Gjatë kthimit për në Janinë, ku banonte me të ëmën, 16-vjeçarja humbi ndjenjat në makinë dhe mbërriti pa jetë në spital.

Ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri doli në konkluzionin se vajza humbi jetën nga shkaqe natyrale dhe pushoi hetimet.

Babai i adoleshentes, Jorgo Anagnosti i cili nuk banonte me familjen e tij pasi është i divorcuar nga bashkëshortja, bëri kallëzim në Policinë e Janinës.

Ai ka pretenduar vazhdimisht se vajza e tij nuk ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

Hetimi në Greqi po vazhdon ende, kurse taksisti grek që po e shoqëronte ndiqet penalisht.

Tashmë, faktet e reja të mjekut ligjor në Janinë, kanë shokuar edhe vet hetuesit që po përpiqen të zbardhin këtë ngjarje.

7 komente në “Detaje shokuese nga hetimet për vdekjen e adoleshentes shqiptare”

  1. Gjon says:

    Ej moj shqypni e mjera shqypni cfar nuk po degjojme nga ty

  2. LORA says:

    Kujtoj qe ne fillim qe i ati i vajzes nuk e pranoi vdekjen natyrale te se bijes.Ai e vinte gishtin e krimit tek
    baba-qafori (taksisti qe e shoqeroi ne Sarande),qe e kishte abuzuar vajzen e tij dhe kishte organizuar vrasjen .Nga nena e vajzes ,deri tani,nuk eshte thene asgje ne media.
    Pertej ketyre,nje ekspertim kaq i vonuar (qe nga nentori 2017 ) me le bindjen e veprimit te nje mafie te vertete mbi trupin e adoleshentes.Duket shqeto qe vajza eshte vrare;per t’ mbyllur gojen.Duhet te kete qene deshmitare e rrezikshme per vrasesit.
    Ja ,keto jane pasojat tragjike te divorceve dhe prishjes se familjes.I uroj ferrin ”nenes” se saj.

  3. mirel says:

    O zot. Barbaret shqiptare.

  4. Lulka says:

    E ema e vajzes rri cdo dite neper kanalet e tv greke buce e mban veten per greke,organet i hoqen me lejen e familjes per tu bere analizat e tha vete bucja te TV antenna.

    1. nje ish myslyman,tani grek ne dite te hallit says:

      Nuk ka thene ashtu e ema.ajo nuk e ka ditur qe i ishin hequr organet vetem qe ishin bere disa analiza gjaku

  5. Shqiptari says:

    Cfare te shkruash e cfare te kometosh.
    Do Zoti e eshte Shpirti i Saj mire atje ku eshte!!!

  6. Lani says:

    Doktorrat shqiptare jan monstra njerz te poshter edhe te degjeneruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje