Investigimi amerikan për financimin rus: PS pyetje mbi skandalin e Bashës. Ja detajet që jep "Parandalimi i Pastrimit të Parave"

26 Mars 2018, 13:06Kronika TEMA

Skandali i kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me financimet ruse, ka hyrë në rrjedhën ligjore ku Prokuroria është duke hetuar.

Ka qenë deputetja socialiste Elona Gjebrea, e cila së fundmi ka pyetur Drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, lidhur me këtë çështje.

Teksa në Komisionin e Sigurisë,  ai po raporton mbi pastrimin e parave, Gjebrea ju drejtua Gjokutajt me pyetjen: Çfarë mund të na thoni për financimin rus të PD?

Gjokutaj deklaroi se ky skandal  “Është në hetim nga Prokuroria. Nuk shprehem për çështje në hetim. Bashkëpunojmë me Prokurorinë”. (TemA)

1 komente në “Investigimi amerikan për financimin rus: PS pyetje mbi skandalin e Bashës. Ja detajet që jep “Parandalimi i Pastrimit të Parave””

  1. Nina says:

    Kush kjo Elona Gjebrea? Mos eshte zevendesja e Tahirit, qe eshte vete nen hetim per per “shoqerimin e Tahirit ne Greqi me Audin e Habilajve???
    Sidoqofte, ajo ka te drejte te pyese per ate financimin rus qe Rusia bekerka per te djathtet shqiptare!!!
    Eshte per te qeshur dhe per te qare, me keto shashkat socialiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje