Xhafaj mesazhet nga SHBA: Të motivuar për të ecur përpara, shpifjet nuk na ndalin kundër krimit dhe korrupsionit

25 Mars 2018, 17:00Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar takimin e tij me zyrtarë të lartë të DASH.

Përmes rrjetit social Twitter, Xhafaj thotë se balta dhe shpifjet nuk e ndalin projektin për të luftuar krimin dhe korripsionin.

Sot akoma më shumë, të motivuar për të ecur në rrugën e nisur.Shpifjet dhe balta që hidhet tani nuk mundet ta ndalin projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt. 

Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme!

Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!”, shkruan Xhafaj. (TemA)

3 komente në “Xhafaj mesazhet nga SHBA: Të motivuar për të ecur përpara, shpifjet nuk na ndalin kundër krimit dhe korrupsionit”

  1. Maliq says:

    Te te presi ne vizit zyrtare amerika qe eshte vendi me i organizuar dhe me i fuqishem ne bote do te thot qe vallaj kane besim tek ty.

  2. Gean says:

    Vallaj vetem kte mund te presi amerika se vetem ky punon sic duhet.

  3. LOL says:

    ahahahhahahhahaha,
    do ecim perpara?

    shpikjet?

    dhe
    lufta kunder korrupsionit?

    Kush e kupton kete minister te Ramutit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje