Shteti në skaner: Verifikohen 3 mijë funksionarë për pastrim parash

27 Mars 2018, 09:11Kronika TEMA

Në fshehtësi të plotë dhe falë koordinimit të një numri të gjerë institucionesh, është realizuar operacioni më masiv, për gjurmimin dhe identifikimin e pasurive të paligjshme, të zyrtarëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Organet ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, kanë mundësuar vitin e kaluar verifikimin e pasurive të paluajtshme dhe parave të pista të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, ambasadorëve dhe drejtorëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë vendit. 13 personazhe me influencë më madhe në Shqipëri kanë rënë në rrjetën e këtij operacioni gjatë vitit 2017, ndërsa në total janë sekuestruar 9 milionë euro si para të pista.

Verifikimi është konfirmuar dje nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2017.

Vetëm brenda një muaji, Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave i ka kthyer përgjigje Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për 3 mijë persona të verifikuar, ku përfshihen jo vetëm njerëzit e drejtësisë, por edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë.

Gjithashtu, në raportin e prezantuar dje në Komisionin e Sigurisë thuhet se, DPPPP, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ka bashkëpunuar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organin e nivelit bazë të Vetingut, për verifikimi pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, brenda dhe jashtë vendit, pasuri të cilat mund të jenë produkt i parave të pista.

Këto verifikime masive, janë bërë për llogari të ILDKPKI dhe procesit të Vetingut. Për evidentimin e pasurive të krijuara më para të pista, DPPPP ka bashkëpunuar edhe me ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Tiranë, të cilët asistojnë shqiptarët në zbatimin e ligjit të Vetingut, shkruan Shqiptarja.com.

Bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, DPPPP, gjatë vitit 2017, ka krye verifikime në bazë të të dhënave dhe ke kthyer përgjigje për 3 mijë persona për ILDKPKI, proces ky voluminoz për institucionin, duke marrë në konsideratë se i njëjti numër personazh verifikohet përafërsisht ne bazën vjetore për llogari të policisë dhe prokurorisë.

Bashkëpunimi më ILDKPKI, jo vetëm në kuadër të këtij procesi, por edhe më gjerë është në nivele shumë të mira.

Në vijim, që nga muaji nëntor 2017, kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të kthimit të përgjigjeve të dhëna që DPPPP disponon, apo që mund të sigurohen nga homologët jashtë vendit, në respekt të dispozitave përkatëse të bashkëpunimit ndërkombëtar. Bashkëpunimi me ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gjithashtu ka qenë konstant dhe konstruktiv”, thuhet në raport.

1 komente në “Shteti në skaner: Verifikohen 3 mijë funksionarë për pastrim parash”

  1. kashi says:

    ve bast i pari eshte saliu me zenin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje