Ka dosjen e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, Krimet e Rënda i kalojnë dhe “Kokainën” Prokurorisë së Durrësit

27 Mars 2018, 12:04Kronika TEMA

Prokurorite e Elbasanit dhe te Durresit me sa duket jane me te strukturuara dhe me te afta per te perballuar fluksin e madh te çeshtjeve te renda qe ka ndermarre organi i akuzes, ne “gjueti te peshqve te medhenj”.

Në tryezën e Kryetares së  Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela  gjenden dy dosje, që pritet të pasojnë arrestime të bujshme.

Pas dosjes së ish kryeprokurorit Adriatik Llalla edhe  dosja e sekuestrimit të 613 kg kokainë do ti kalojë për hetim prokurorisë së Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën e hetimit pasi dosja është regjistruar si trafik narkotikësh, dhe jo grup i strukturuar kriminal.

Me ndryshimet në ligj Krimet e Rënda ashtu si kokaina, pritet që edhe 300 dosje të tjera t’u kalojnë prokurorive të rretheve.

Në fund të shkurtit u sekuestruan 613 kg kokainë, dhe për këtë është shpallur në kërkim pronari i firmës në emër të së cilës kishte ardhur ngarkesa, ndërsa pas hekurave janë drejtuesi i kamionit dhe menaxheri i firmës, “Arbi Garden”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje