Tjetërsimi i pasurive, ZQRPP reagon mbi abuzimet: Ja gjetjet tona

27 Mars 2018, 15:20Kronika TEMA

Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duke marrë shkak nga ankesat e qytetarëve, problematikat e ngritura në portalin e bashkëqeverisjes “Për Shqipërinë që Duam”, si dhe në kontrollet tematike të ushtruara në disa zyra vendore ka evidentuar raste të tjetërsimit të pasurive në mënyrë abuzive.

Raste abuzive janë evidentuar si në regjistrimet e vendimeve të gjykatave edhe në regjistrimin e akteve administrative të lëshuara nga Institucionet që krijojnë tituj pronësie, duke shpërdoruar autoritetin dhe kompetencat e ngarkuara me ligj.

Sa më sipër mund të përmendim rastin kur me një vendim gjykate të një niveli më të ulët është rritur sipërfaqja e pasurisë me 20 Hektarë kur kjo pasuri dhe sipërfaqja është përcaktuar dhe regjistruar me Vendim të Gjykatës së Apelit.

Ky veprim është kryer në bashkëpunim me Zyrën Vendore e cila nuk ka ankimuar vendimin dhe nuk ka paraqitur provat e nevojshme pranë gjykatës. Kjo ka sjellë si pasojë rritjen e sipërfaqes në favor të spekulantit duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit.

Në një rast tjetër flagrant, Zyra Qendrore gjatë kontrolleve ka evidentuar shkelje në lidhje me regjistrimet e akteve të marrjes së tokës në pronësi apo sic njihen AMTP.
Kështu Njësia Vendore ka plotësuar dhe konfirmuar AMTP për një person i cili ka qenë minoren në momentin e përfitimit të tokës bujqësore në bazë të ligjit 7501.

I gjithë dokumentacioni është përcjellë si i rregullt nga Njësia Vendore drejt Zyrës Vendore të Regjistrimit, gjë që bie në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kështu ky minoren ka përfituar tokë bujqësore në familjen e babait të tij, por ka përfituar edhe AMTP të vetën personale si kryefamiljar kur në fakt ishte vetëm 10 vjec, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Veprimet e kryera nga Njësia vendore nuk janë kundërshtuar nga Zyra Vendore por është vijuar me regjistrimin e akteve në kundërshtim me ligjin dhe VKM nr.994 të vitit 2015 ku pjesë përbërëse e dokumentacionit është dhe certifikata e gjendjes familjare e vitit 1991.

Në vazhdim të regjistrimit të abuzimeve me aktet e marrjes së tokës në pronësi janë dhe rastet e korrigjimit të zërave kadastralë të pasurisë. Ku si fenomen kryesorë kemi ndryshimin e zërit kadastral ranishte e kënetë, në tokë bujqësore në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në ligj.

Këto korrigjime dhe ndryshime të llojit të pasurisë janë kryer vetëm me akte të lëshuara nga Njësitë Administrative kur kompetent për të konfirmuar zërin kadastral është Drejtoria e Adminsitrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qark dhe ndryshimi i zërit kadastral kryhet nga institucionet e ngarkuara me ligj.

Të gjitha këto veprime të kryera Njësia Vendore në bashkëpunim dhe me Zyrën e Regjistrimit kanë bërë të mundur regjistrimin e akteve të fitimit të pronësisë mbi sipërfaqen e kthyer në tokë bujqësore, në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore.

Gjetjet tona do t’i referohen task forcës së ngritur nga kryeministria dhe sigurisht në përfiundim të hetimit të thelluar administrative, do ti përcillen organeve ligj-zbatuese.

3 komente në “Tjetërsimi i pasurive, ZQRPP reagon mbi abuzimet: Ja gjetjet tona”

  1. Albi says:

    ZRPP i ngjan nje magazine pa kufare regulli pa dyer e dritare ku cdo hajdut dhe abuzuez ka futur duart sa here ka dashur dhe si ka dashur Nje zyre ku vetem pronaret e vertete nuk gjejne zgjidhje ku spekulantet mbarojn pune per 5 minuta .Te perfeksionuar ne artin e zhvatjes kane prodhuar konflikte pa fund Nje zyre qe vjelntaksa dhe abuzon dukshem Nje zyre qe nuk duhet e ekzistoje por te transformohet e reformohet .Marifetet e abuzimit i mesojne me sy mbyllur dhe ate qe duhet te bejne kursesi .Ne Vlore ky drejtori i ri ka shpikur nje praktike te veten .Meqenese regjistrimi i akteve le gjurme ne sistem si pshm trasaksionet me pronat ,i kryen ne kohe dhe i mban mbi tavoline deri sa hallexhiu te “falet” pastaj te japin certifikaten qe kane vecse nje detyrim ligjor .Ketu 99% te punonjesve jane seksere hajdute mashtuesa e gjithfarellojesh vetem nepunes profesioniste nuk jane .Prandaj verifikimi i pronave duhet te filloje nga ndeshkimi i nepunesve qe kane punuar dhe punojne ne keto institucone .

  2. Plaku says:

    Thellohuni se do te dale nje shqiperi e mbi vendosur ,,,

  3. Eu says:

    Ndalimi i tjetersimit te pronave te tjetersuara ,kjo tragjikomedi shqiptaret,duhet te marre fund me Heqjen e ligjit 7501, si nje relike e sistemi te kaluar,qe megjithe perpjekjen dhe shtytjen e forcave politike nuk mund te hyje ne nje sistem demokratik.Kthimi i pronave te pronaret e ligjshem do orgnizoj drejtesine pa I lene hapesire korrupsionit dhe praktikave te paligjeshme!Duke I I trajtuar njerzit te barabarte para ligjit shoqeria do te investoj per te ardhmen .Dy partite kryesore nuk mund te shesin e propagande por duhet te angazhohen ne riberjen e ligjit,duke marre pergjegjesine per kaosin pa akuzuar vetem k.m aktual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje