VIDEO: Lufta me policinë, dalin pamjet e vrasjes së grabitësit në Fier

28 Mars 2018, 15:29Kronika TEMA

Report TV ks sigurusr videon ekskluzive të vrasjes së grabitësit 20-vjeçar Xhuljo Sollaku, gjatë tentativës së grabitjes së një banese në Fier.  Në pamje duket qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit nga 6 grabitësit me policinë. Siç duket edhe nga pamjet, katër prej grabitësve hynë në banesë, ndërsa dy prej tyre kanë qëndruar jashtë banesës.

Në momentin e mbërritjes së policisë, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të patrullës. Efektivët i janë përgjigjur zjarrit, duke vrarë grabitësin 20-vjeçar nga Elbasani, Xhuljo Sollaku, ndërsa mbeti i plagosur grabitësi tjetër Arben Muça, i cili ndodhet në spital, ndërsa gjykata ka dhënë arrest me burg.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘29 Nëntori’, ku disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës.

Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit. Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve, 20-vjeçarit Xhuljan Sollaku, dhe plagosur grabitësin tjetër, Abren Muça, ndërsa 4 të tjerë arritën t’i shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një automjet, duke humbur gjurmët. /shqiptarja.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje