Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg 21-vjeçaren Marjana Cmeta, e cila akuzohet se helmoi ish vjehrrën e saj.
Vendimi i marrë ka caktuar detyrim paraqitje për vjehrrin e nuses i cili kishte dijeni për vrasjen e gruas por nuk kishte denoncuar krimin.
Ndërkohë, hoxha Hysen Shehu që kishte filmuar rrëfimin e 21 vjeçares ka marrë masën “detyrim paraqitje”.
48-vjeçarja helmoi me fostoksinë vjehrrën e saj një vit më parë pasi mendonte se ishte magjistare dhe duhej ekzekutuar. (TemA)