Histori si nëpër filma: Polici shqiptar në SHBA ndihmonte gangsterët gjobëvënës, dënohet me 14 vite burg. Ishte dhe anëtar i grupit të vëllait të Plaurent Dervishaj

28 Mars 2018, 12:10Kronika TEMA

Një ish-polic në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Bruklin si pjesëmarrës në një organizatë kriminale që shantazhonte bizneset në Queens, Nju Jork.

Ai është Besnik Llakatura 38 vjeç, ish-oficer policie në SHBA me origjinë shqiptare, raporton TV Klan.

Në vitin 2013, Llakatura ishte oficer aktiv në zonën e Staten Island.

Njëkohësisht ai ishte anëtar edhe i një grupi kriminal, që drejtohej nga një tjetër shqiptar, Redinel Dervishaj.

Ky grup kriminal u vendoste gjoba bizneseve duke i shantazhuar dhe kërcënuar.

Ish-polici Besnik Llakatura shantazhonte biznesmenë, duke i detyruar të paguanin mijëra dollarë në muaj.

Në dhjetor të vitit 2015, Llakatura pranoi fajësinë në Gjykatë dhe u shkarkua nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.

Ai tha para hetuesve se drejtuesi i grupit kriminal, Redinel Dervishaj ishte një person i rrezikshëm dhe kishte lidhje me krimin e organizuar shqiptar.

Sipas avokatëve të Besnik Llakaturës, 38-vjeçari bëri gabim të madh duke u bashkuar me organizatën e Redinel Dervishaj, vëllai i të cilit, Plaurent Dervishaj, është një person në arratisje dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe autoritetet amerikane.

Ndërkohë, marsin e vitit të kaluar një gjykatë federale amerikane dënoi me 57 vite burg Redinel Dervishajn dhe me 18 vite burg një anëtar të bandës të tij, Denis Nikolla.

9 komente në “Histori si nëpër filma: Polici shqiptar në SHBA ndihmonte gangsterët gjobëvënës, dënohet me 14 vite burg. Ishte dhe anëtar i grupit të vëllait të Plaurent Dervishaj”

  1. katarakti says:

    Bravo Amerika.

  2. dervish malluta says:

    Krenar … por te dhjere deri ne qirje !!!!!! Keta jane biznesmene te suksesshem qe na nderojne e na bejne krenar per te qene shkepetare !!!!!

    1. Ben says:

      dervish malluta-ky polici dhe zotria jote, nuk perfaqesojne shqiptaret. Si cdo shtepi qe ka nje hale, edhe ca si juve jeni haleja jone.
      Shumica e shqiptareve, kudo qe jetojne, punojne me nder dhe respektojne ligjet e vendeve qe i kane pranuar.

  3. T.T says:

    Ta shikojm ket policin e famshem kur te shkoj mbrapa hekurave,ka bo baba cun,mister Tayron will put him lipstick.

  4. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    sunit gjaxor,edhe m’Amerik u rrite por perseri bisht qeni mbete……………!

    1. shigjeta says:

      hahahahahahahahahahha

  5. Toni says:

    Nuk e kuptoj si shqiptaret shkojne e jetojne ne Queens,Bronx,Brooklyn. Atje ku eshte nje xhungel e vertet. Kur Amerika ka 50 shtete dhe mijera qytete.

  6. Nje durrsak says:

    Ca kerkimij nderkombetar,Lentini e keni ne Durres rrugeve…

  7. Laku says:

    Edhe ne Amerike Shqiptarve gjete ti vini gjobe o rrace e ndyre.Pse nuk ja u mba bytha te mereni me te tjere o shkerdhata frikacake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje