Pronari i një zyre sigurimesh në qytetin e Vlorës u sulmua gjatë mesditës së sotme me levë në kokë.
Mësohet se Altin Kaçaj ka qenë duke në zyrën e tij në afërsi të portit, kur i kanë zënë pritë dhe e kanë sulmuar.
“Më kanë goditur nga mbarapa.
Dihet pse, pasi kam akuzuar një muaj më parë një prokuror, që s’mund ta quash të tillë, por janë gangsterë.
Ky është një mesazh i qartë, pasi nuk ka asnjë muaj nga denoncimi publik.
Kjo është shumë e qartë”, ka thënë ai në një intervistë për “News 24”.
48-vjeçari ka treguar edhe se prokurori në fjalë quhet Aurel Zaka dhe se ai e ka futur në burg padrejtësisht, si dhe i ka marrë makinën.
Por pas akuzave ka reaguar vetë prokurori i përmendur.
Ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me Altin Kaçajn.
Zarka thotë për Balkanweb se mllefi i tij lidhet me sekuestrimin e një makine “Jaguar” disa vite më parë, pas denoncimit të një shtetaseje italiane se automjeti ishte vjedhur.
Zoti Zarka, biznesmeni Altin Kaçaj ju ka fajësuar ju për sulmin ndaj tij ditën e sotme, a keni një koment?
Ky personi ka që para 2 vjetësh që merret me mua. Po të kërkosh emrin tim në google gjen vetëm komentet e këtij personi që merret me mua për shkak të një makine që është sekuestruar për një procedim që e kam pasur unë në dorë.
Ai thotë që ka përfunduar dhe në burg prej jush?
Në burg nuk e kam futur unë, e ka pasur një prokuror tjetër por ky prapë ma ngjit mua. Nuk e di pse, përballë shprehet ndryshe.
Domethënë ju nuk keni lidhje me ngjarjen?
Po ça thua. Unë jam në Triport, me disa miq po ha drekë. Nuk kam lidhje me çfarë bën ai. Më ka nxjerrë edhe para 2 vitesh në Neës24, më ka akuzuar për këtë rastin. Edhe atëherë më kanë marrë në telefon dhe e kam shpjeguar pozicionin tim. Është ankimuar në gjykatë, gjykata nuk ia ka dhënë. Mirë unë e paskam inat, po dhe gjykata inat e ka. Ai sekuestrim mjeti është.
Ju keni pasur ndonjë kontakt me zotin kohët e fundit?
Absolutisht. Unë kam pasur një kontakt para rreth një muaji, para se të dilja tek Stop. E kam sqaruar për pozicionin juridik që kam unë në lidhje me makinën e sekuestruar. Kaq kam komunikuar unë me të.
Ju thoni që është vetëm për shkak të kësaj makinës së sekuestruar?
Atë nxori si pretendim.
Çfarë lloji është kjo makinë dhe pse është sekuestruar?
Një makinë jaguar. Ka bërë denoncim një shtetase italiane që makinën nuk e ka blerë por e ka të vjedhur. Dhe akti i shitjes, kontrata e shitje ka dalë falso me akt ekspertimi. Po bën vite. Ka ikur një letër porosi në Itali. Ky pretendon që e ka blerë. Shtetasja italiane pretendon që është e vjedhur.
Si do veproni pas këtyre akuzave?
Unë në qoftë se do merrem do merrem në rrugë ligjore. Nuk kam çfarë të bëj më. Unë kam qëndruar indiferent. Do ta shikoj sepse tani jam njohur me akuzat dhe mund të ndjek rrugën ligjore për shpifje.
Prokuror??????? Prokuror per tu hetuar me ato qe shpjegon vete.