A është përfshirë në trafik droge, Shkëlzen Berisha?

28 Mars 2018, 19:38Kronika TEMA

Mazhoranca kërkon që objektivi i komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin të zgjerohet në kohë dhe në persona të tjerë.

Në një intervistë për TemA TV, nënkryetarja e komisionit hetimor, Ermonela Felaj u shpreh se do të hidhet dritë edhe mbi akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e drogës.

Ashtu siç e bënë të qartë edhe në mbledhjen e dytë të komisionit, Felaj u shpreh se hetimi për fenomenin e drogës nuk do të shtrihet vetëm në 4-vjeçarin e fundit, por edhe më herët.

“Meqenëse objekti është i tillë që parashikon të hetojë dhe investigojë përgjegjësinë e organeve shtetërore për të gjitha rastet e lidhura me trafikun e lëndëve narkotike në Shqipëri, kjo do të thotë që periudha e hetimit nuk do të jetë thjeshtë periudha që i intereson opozitës por më gjerë sepse fenomeni i drogës nuk ka lindur në 4 vjeçarin e fundit, por është një fenomen i 27 viteve”, theksoi Felaj.

Felaj jep edhe arsyet se përse mazhoranca e kërkon një gjë të tillë.

Ajo tha se do të hidhet dritë mbi të gjitha, edhe mbi akuzat për përfshirje në trafik droge të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

“Janë goditur me armë duke rrezikuar jetën e policëve që kanë marrë në aksione kundër drogës.

Ka një deklaratë publike për përfshirjen e ish- badigardit të Sali Berishës dhe djalit të tij Shkëlzen Berisha në trafikun e drogës.

Pra, duhet të hedhim dritë mbi të gjitha këto të dhëna”, tha kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

Akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e drogës janë hedhur nga ish-truproja Izet Haxhia në disa intervista mediatike dhe postime në rrjetet sociale.

Deputetja socialiste thotë se Komisioni nuk do të marrë kompetencat e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

“Për hir të së vërtetës objekti i këtij komisioni paraqet probleme sepse ne shumë raste ndërhyn ne punën e institucioneve te pavarura te drejtësisë, gjë cila nuk do të lejohet të ndodhë. Është e qartë se komisioni hetimor do të përdoret si një tribunë politike e SHQUP-it për të hedhur akuza ndaj mazhorancës”, thotë Felaj.

Ndërkohë e pyetur për vendimin e qeverisë për dëbimin e dy diplomatëve rus, në cilësinë e kryetares së komisionit hetimorë, Felaj tha se sipas informacioneve të SHISH, rreziku rus në Shqipëri është real

“Edhe nga SHISH është konfirmuar qartësisht se rreziku rus nuk është një rrezik i fantazuar, por është një rrezik real”, deklaroi Felaj.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit Felaj tha se raporti nga SHISH për diplomatët rus kishte ardhur tre javë më parë.

6 komente në “A është përfshirë në trafik droge, Shkëlzen Berisha?”

  1. Gazetar BE says:

    Shume pyetje me vend?
    Ndoshta e di pergjigjen Tahiri dhe bosi i tij Edscobari.

    Pergjigjen gjejeni te aroplani ne Divjake dhe audi i Ministrit, larg nga Lazarati, jo ne Kolumbi e Ekuador por ne gjithe Shqiperine.

    Besoj se Labi tjeter Xhafaj, me ndihmen e vellait vet, mund ta dije me mire.

    Ku, Ku mi none!
    Rrofte Partia!

  2. IVONI says:

    NE TRAFIKUN E DROGES JANE PERFSHIRE POTHUAJ TE GJITHE POLITIKANET ..! MJAFT SE NA C`MENDET ..! 30 VJET KORRUPSION ..!

  3. Prostituta Kombetare Sali says:

    Nuk ka pas nevoje Xeni i babes me u marr me droge, ja ka siguru baba cfare ka dasht!
    Lek, Daflluk ene Shendet!

  4. s.g. says:

    Pytje komike po s’merret ai me ato punë vetëm qeveritarët meren me trafiqe sa ne e njofim ky s’e do pushtetin si i ati e besoj proverbin se prej Plehre del dukati

  5. Sami says:

    Jo vetem shkelzen por te gjithe pordhitikanet dhe familjaret e tyre.

  6. opinion. says:

    365 dite te vitit ,gazeta tema s,ndale tituj shpifje kunder salih berishes,bashes,shkelzen berishes dhe PD.
    a,fare nuk folin per ramen habilajt,613 kg mjell nga kolumbia.permbytjet ne shkoder d shqiperi.
    Policin dhe shefat police ne trafik droge.
    takimet sekrete te edi ramds me erdoganin,vuçiçin ne davos dhe ministrin grek kostias.
    pranimi i varrezave greke.dhe nuk folin per serbin,ku sot novosti serbe thote,se shqiptaret nuk mund ta bejne Shqiperin e Madhe me maqedonin,malin e zi kosoven dhe Virio epirin,ku sipas serbis verio epiri i takon greqis deri ne vlore.
    alore,ateher kuptohet se kjo gazete Tema fsheh te verteten dhe eshte gazete ne sherbim 24h te ps e edi rames.
    1 apo 2 – 3 tituj munde ti qet anti salih berishes e bashes pd-s,por 365 dite te vitite pa ndalje spekulimi , mashtrime e vetem genjeshtra kunder salihut e ps,tregon te gjitha se eshte vetem gazete e dilerave te droges dhe askush nuk i besone e lexone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje