Në 5 muajt e fundit nga Prokuroria dhe Policia janë goditur 4 skema të mëdha të tjetërsimit të pronave në bregdet. Me anë të falsifikimit të dokumenteve në zonat turistike të Spillesë, Karaburunit dhe Ranës së Hedhun u përvetësuan padrejtësisht rreth 290 hektarë tokë.
Më flagrante është ajo e Karaburunit, ku 220 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro, i kaloi një personi. Por Prokuroria e Vlorës arriti ta zbulojë skemën duke arrestuar 5 persona. Gjykata e Vlorës dënoi katër prej tyre me 43 vite burg ndër ta zyrtarë të hipotekës ndërsa shpalli të pafajshëm një avokat.
Dy javë më parë në Lezhë u arrestuan 12 persona, në kërkim u shpallën 12 të tjerë, pasi kishin tjetërsuar 23 hektarë tokë në plazhin e Ranës së Hedhun. Ndër të arrestuarit ishte dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, zëvendësi i tij, si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë.
Plazhi i Spillesë në Kavajë duket se ka qenë një nga më të preferuarit e falsifikatorëve. Në Shkurt, policia goditi një skemë ku ishin tjetërsuar rreth 11 hektarë tokë, ndër sipërfaqet që i kishte kaluar privatit ishte dhe poligoni i qitjes. Kjo pronë ishte privatizuar nga biznesmeni Idlir Karkini, i cili ende nuk është arrestuar. I përfshirë në këtë rast është edhe Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, të cilit me vendim gjykate i është ndaluar dalja jashtë vendit.
Po në Spille, në Nëntor të vitit të kaluar u godit një grup tjetër zyrtarësh. Ata me anë të falsifikimit të dokumenteve kishin kaluar tek privati 36 hektarë tokë. 10 zyrtarë lokalë u prangosën në këtë rast. Hetime për skema të tilla të tjetërsimit të pronës në bregdet vazhdojnë në disa qytete të vendi.(Klan)
O tema boll me flluska .Ato dosje vertete kane grabitje te medha por do perfundojne si flluska deri sa te kemi kete soj prokuroresh e gjyqtaresh faji gjithnje do tu mbetet disa injoranteve qe jane peshkuar nga kokat e ketyre sjandaleve Avokat Notere dhe Ata qe i kane luajtur fijet dalin pa lagur .Investigoni disjen e Karaburunit .Perfundoi ne denimin e budallenjve qe u perdoren per 5 leke .Te tjeret po shijojne te qete grabitjen Ata kane mjaftushem per te marre pafajesi .Keto jane dosje per statistika jo per te ndeshkuar hajdutet dhe grabitesit abuzuestit dhe gjuthe ata qe kane kontribuar .