Nisur nga grabitjet e fundit, rreth 500 në dy muajt e fundit në të gjithë vendin, ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të drejtuar nga Denis Minga, se populli duhet që të armatoset për të përballuar situatën, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit.
Dogjani thotë se derisa shteti nuk të mbron dot, qytetari duhet të mbrohet vetë duke u armatosur.
“Kush ka mundësi e blen një armë, që shkon 1 mijë deri në 2 mijë euro, por shumica nuk kanë mundësi. Ligji ka kaluar.
Për mendimin tim duke parë pafuqinë e shtetit, që sot krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe je i pasigurt, situata është kaq e rëndë dhe policia nuk është në gjendje, për mendimin tim duhet ta mbajnë qytetarët një armë në shtëpi, që të mbrohen.
Por kjo prapë nuk e zgjidh, nuk parandalon kriminalitetin në rrugë, apo vjedhjen e bankave” tha ai.
Edhe Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës dhe militant i PD-së, është i të njëjtit mendim, që populli duhet që të armatoset.
“Për mendimin tim, populli duhet të armatoset. Ligjin e kam pasur parë edhe para se të kalonte, nuk ka kaluar sikur ka qenë.
Ka të drejtë që të marrë armë cdo person, por ka disa kushte; merret informacion nga policia, që i plotëson kushtet, nëse ka pasur probleme, kurrë nuk merr armë kontingjenti i krimit. Por është hequr një pjesë e ligjit, që cdo punonjës i policisë edhe kur del në pension duhet të mbajë armën” tha ai.
Dy vite më parë e njëjta thirrje për armatosjen e popullit u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit. Asokohe Berisha duke akuzuar qeverinë Rama si “organizatë kriminale” u shpreh se “Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen”. Thirrja e ish-kryeministrit Berisha ngjalli debat të fortë dhe reagime brenda dhe jashtë vendit.
S’ke faj ti mor kokrra e gamorit , se kjo ka qenë platforma e Sal Berishës , për me pas akses vrasje shqiptarësh me njoni tjetri edhe ma shumë . Pak të ngujuem e në hasmëri ke ?
Në vend që të kërkosh që shteti dhe parlamenti të jenë të prerë , të rreptë dhe të ashpër në dënime , për ti mbledh pa përjashtim armët , bën veprimin e kundërt antikombëtar . Shife , kur ti bojë jehonë Sala budallallikut tënd , sepse i ke dalë tamam në shteg tek politika antikombëtare e antishqiptare .
O zot , ke qenë zgjedhur ti deputet !!! . Pikaaaaaa!
Ligjin per mbajtjen e armes nga ushtaraket apo policet e hoqi Sali Berisha qe me 1992 se ata ishin te PPSh. Tani do te armatose keta te PeDe-se
U ka vajtur frika ne palce. Kerkojne armatosjen e popullit per te patur trazira ne vend se e shikojne qe vetingu po u troket tek dera. Dhe gjate ketyre 27 vjeteve, sa here kane ndier veten ne rrezik me drejtesine popullore, ka sjelle ne tryeze armet. Beni nje bilanc 1991 e deri me sot dhe panorama, jo e Leles, do tu jape pasqyrimin e plot te fytyrave mizore e kriminale te ketyre njerzeve edhe te Dogjanit qe ka filluar ti dale peshtyma nga buzet e derdellise edhe naten ne gjume. Edhe kjo thirrje eshte kriminale dhe prokuroria duhet tu japi mesimin e duhur te shtetit ligjor ketyre bastardeve. Akoma do presim? Se ka mundesi qe ato arme qe kerkon Dogjani tu kthehen per koke nga te afermit e atyre qe kane vrare e vjedhe vete gjate ketyre viteve. Dhe kjo do te ndodhe atehere kur drejtesia te mos veproje; ky popull nuk ka me gje per te humbur, ç’pati e humbi gjate viteve te pushtetit kriminal te Sali Berishes.
Mos u beni merak shume per armatimin e qytetareve shqiptare o specialistet krimit.. pasi armet nuk mungojne neper shtepite e shqiptarve… por mungon kultura e per te mbajtur nje arme … pasi eksperienza tregon (depot e armatimin qe hapi salehu ne 97-en qe shqiptaret u vrane me njeri -tnetrin per hic gje.. ku vriten dhe sot dmth me shume se 20-t vjet) pra nuk kemi kulturen e armes por kulturen e vjedhjes-grabitjes(shumica) duke filluar nga larte (politikanet) e duke mbaruar tek grabitesit me te vegjel dhe per kete jemi popull rrumpalle me nje shoqeria me plage te pa sherushme.
probleme ka.nje nder shkaqet mbeshtetja dhe nxitja nga politika per te argumentuar” pasigurine e popullit”,.ndaj edhe jane shtuar.varferia nuk te ben hajdut.po keta specialiste a perdorin kontigjente te krimit?mos valle kerkojne armatosje te bondavete pd per nje 97 te dyte?ose per nje shtator 98?pervoje kane,duan mundesine.cila eshte zgjidhja?vetingu ne drejtesi,qe kriminelet,banditet,hajdutet te mos lirohen.heqja dore nga kanuni dhe zgjidha e problemeve,jo me kanun,por me ligj.eshte ngritur parlel me sistemin e drejteise,instituioni i kanunit,me komisione dhe deri juriste apo aokate qe propogandojne zgjidhje sipas kanunit edhe ne ekrane teleizive.vetingu ne polici dhe rritja me tej e afteive profesionale per gjurmimin,paandalimin dhe zbulimin(megjithese ka rritje nuk eshte e mjaftueshme.) veting ne politike.kjo eshte e dmd.ketu te perfshihen edhe ish politikanet,ashtu edhe ish kuadrot e kryesore te policise,te cmobilizuar apo perjashtuar.lidhjet e krimit te rruges me goditen e burimeve financiare te grupeve te organizuara duhet te vleresohen serioziht.fakti qe rporti polic-qytetar eshte shume i vogel,pra shume police per numr qytetaresh ,nuk justifikon armatosje.te mendohet mire,sepse ndryshe do armatosen bandat legalisht.shish dhe policia,perfsjiede ate bashkike,pse ji edhe ate private duhet te vihen mire dhe me pergjegjei ne levizje.ndryshe pse duhen keto polici private kur nuk siguojne objektet e tyre?ose per te organzuar dhe mbuluar krimin,ose per plan mishi te gjalle per te astruar parate e pista
Nuk i shkon mendja deri te c’armatosja, e ka me kollaj armatosjen maloku.
I njejti skenar i 97 ,
TE ARMATOSET POPULLSIA DHE TE SHKRIHET POLICIA !!!
REALISHT TURP !!!
NUK DUHET TE LEJOHET NJE GJE E TILLE PASI MBROJTJA DHE VETEMBROJTJA JANE CAQE QE TEJKALOJNE PERMASAT E NJE LIGJI.
JANE NJE KOMPLEKS STRUKTURASH SHTETERORE QE GARANTOJNE QETESINE DHE MBROJTJEN E JETES SE QYTETARIT.
NESE VIHET NE FUNKSION DICKA E TILLE DO TE JETE NJE KATASTROFE PER SHQIPTARE.
VRASJET DO TE TEJKALOJNE PARASHIKUESHMERINE.
Motren o PD ku ta kesh me gjith te PSI
Edhe keta duan me ba shtet keshtu….
Pfffff