KPK dorëzon “dosjen” e Adriatik Llallës në Prokurorinë e Durrësit

30 Mars 2018, 12:08Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Durrësit në 15 Mars dokumentat e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën.

“Ju vëmë në dijeni se dosja e këtij subjekti, pas përfundimit të procedurave nga ana e KPK-së, i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 15 Mars 2018, pas kërkesës nga ana e këtij organi”, njofton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

KPK ka ndërprerë Vettingun për ish kreun e akuzës, pas dorëheqjes.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ai do të hetohet për veprën penale të pastrimit të parave.

Në dispozicion të hetuesve do të vihen deklaratat e pasurisë së Adriatik Llallës të bëra ndër vite, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

Gjithashtu kartelat e pasurive të paluajtshme që ai ka deklaruar në Hipoteka dhe të gjitha transaksionet që janë kryer me këto pasuri.

 

 

1 komente në “KPK dorëzon “dosjen” e Adriatik Llallës në Prokurorinë e Durrësit”

  1. undefined says:

    Lereni te shijoje mundin e djereses se tij. Asht lodh shume duke punuar .I ka renel bretku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje