Ardian Braho, një nga prokurorët e dosjes që po heton abuzimet me privatizimin e kompanisë energjetike shqiptare, tek kompania çeke CEZ, është larguar nga hetimi i kësaj dosje.
Mësohet se pak ditë më parë, prokurori Braho ka paraqitur tek drejtuesi i prokurorisë Dritan Rreshka, dorëheqjen nga ky hetim, kërkesë kjo që është miratuar.
Pas largimit të Brahos, në këtë dosje voluminoze dhe tepër të debatueshme është futur si ndihmës, prokurori Erjon Imeraj, raporton Shqiptarja.com.
Ky i fundit, së bashku me Ndini Tavanin, po udhëheqin hetimin për këtë çështje shumë të përfolur në korridoret e politikës.
Kjo pasi në procedurat e privatizimit dyshohet se është i implikuar dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Gjatë kësaj periudhë Berisha është marrë në pyetje në prokurori, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me akuzat politike që i bëhen për privatizimin e kompanisë energjetike.
Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje dhe ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe një sërë ish-zyrtarë të tjerë.
Për momentin nuk dihen arsyet se përse është larguar nga hetimet, prokurori Ardian Braho.
Ne se eshte larguar nga frika, duhet privuar nga detyra e prokurorit. Le te beje mesues fillore. Atje nuk ka telashe.
Tani u zgjidh problemi.. Do ta hetoje djali i Besnik Imeraj !!!!!