Si pasojë e protestës së dhunshme që po zhvillohet në “Rrugën e Kombit” ka mbetur i plagosur një efektiv policie.
Sipas News 24 i plagosur ka mbetur Komisar Adem Visha.
Komisar Visha, efektiv i Sektorit të qarkullimit rrugor, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Protesta e banorëve të Kukësit nisi rreth orën 11:00 dhe më pas u përshkallëzua në dhunë, pasi ata goditën me gurë efektivët e policisë dhe i vunë flakën sporteleve ku do të bëhet pagesa e taksës.
Ndërkaq mësohet se ka një qetësim të situatës në “Rrugën e Kombit”. (TemA)
VANDALET E BERISHES DO TA PESOJNE .