Protesta, Prokuroria: Po punojmë të gjejmë autorët dhe shkaktarët e dhunës

31 Mars 2018, 16:37Kronika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një deklarate shprehet se po punon për gjetjen e autorëve dhe shkaktarëve të dhunës në Tuneliun e Kalimashit.

“Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Deklarata vijon më tej se kryeprokurorja Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin. Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

9 komente në “Protesta, Prokuroria: Po punojmë të gjejmë autorët dhe shkaktarët e dhunës”

  1. saliu shqupit says:

    PER çfar shkakkari flet ti moj , te filmuar te zez mbi te bardh i ke te ter , me varre ne dor e me hunj , shkoini ne shtepi dhe mbaini ne ajer me dru, futini dhe nje gjob dhe te tera demet ti paguajn ata qe jan aty , kush si paguan , sekuestroi lopen makinen shpin e vjedhur çfar te ken kta mostra ,nuk e lan nje her te qet ket ven , kafshet.

  2. sapa says:

    Ju do benit mire te arrestonit Bashen, Meten,Llalen dhe te tjeret dhe pastaj eshte rradha e popullit te thjeshte qe thyen ligjet e shtetit qe akoma nuk eshte shtet.Keto ngjarje e kane zanafillen e tyre.Kur populli te shohe pas hekurave te medhenjte atehere fillon ligji per te gjithe dhe nuk arrin puna deri aty ku arriti.Denim te njanshem nuk duhet te kete.

  3. lalai says:

    Ti oj Prokukare shiko njeher si eshte dhene koncesioni Cetit ……pastaj merr Saliun dhe Ramen e hadje na beni nje gojore te gjitheve……ju qifsha rrobt politike drejtesi….ju qifsha shtetin tuaj shtet PUTINIST

  4. Ollga Toronto says:

    Mbrapa vandalizmit qendron kryekrimineli Sali se bashku me Salilushrit e tij,mos kini dyshim per kete,prandaj shteti duhet te veproj me ashpersi simbas ligjit.

  5. vito says:

    AUTORET jan fshataret e tu zonja kryeprokurore , me varre ne dor i ke si agallar , me shkopinj dhe gura , çfar do zbulosh , ti i njeh te ter zonja prokurore , apo fillove dhe ti si llalla ,do ta shofim e fut dosjet ne syrtar do ta shikojm e fut ne sirtar dhe kurr nuk pa gje , ajo qe ben punen , ne mengjes ndodh demi ne dark policia tek dera , mblidhini te ter ata qe luftuan shkaterruan dhe dogjen , beni preventivin e shkaterrimeve dhe verjani te terve ne propocion te drejt ne ngarkim , me afat kohor pagesen , kush thyen afatin konfiskoini mallin qe disponojn , dhi dele vetur dhe shpin nxirini ne qiell te hapur , qe kur ti afrohen rruges her tjeter ti hipi e qara me ngasherim , ky esht shteti ligjor qe i jep besim popullit dhe qe esht gati per europ .

  6. vlora.vlora says:

    Y Bushtre rames po ti mer bashen like floririn llallen ,tahirin ,po ke gjithe keta ,apo ngele me njerzit e thjeshte qe vuajne per buken e gojes ,maloke qelbur

  7. Milan says:

    Edhe sa vite do presim te shohim sali kusarin ne qeli?

  8. Beni says:

    Per cfare Po punoni? Kjo eshte absurde, I kishit ne proteste ata qe thyen dhe shkaterruan dhd nuk I arrestuat ne moment, por do I identifikoni pasi ja kane mbathur dhe jane fshehur neper kukes apo kosove??!!!

  9. Lili says:

    Burgosja e disave nuk do thot se keni bere drejtesi:po presim ende qe millionerat nga vjedhjet te burgosen e drejtesia te veproje edhe per ta…
    Sa te shpejt jeni per te burgosur fukarenjt per 5 euros .Behuni po aq te shpejt per oligarket e matrapazet millionera qe po vjedhin ashiqare kete popull.E votuan Rama per kete,po kot …Tash le te merret me fukarenjt se ato as nuk kane pare per temen e gazetate e #kazanit# as nuk kane internet e nuk ndikohen nga propaganda e juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje