Urdhër-arrestet për protestuesit, këshilltarët e opozitës padisin prokurorët: Duan të friksojnë banorët e Kukësit, ata janë të lirë të shprehen

2 Prill 2018, 10:32Kronika TEMA
Urdhër-arrestet për protestuesit, këshilltarët e

6 këshilltarë të opozitës në Bashkinë Kukës kanë paditur prokurorët dhe policët që kanë firmosur urdhër arrestet për protestuesit që shkatërruan sportelet e Rrugës së Kombit.

Mësohet se padia e tyre është regjistruar në Prokurorinë e Tropojës  dhe akuzat janë “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”.

“Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes.

“Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjtihë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.” shkruhet ndër të tjera në padinë e tyre. (TemA)

3 komente në “Urdhër-arrestet për protestuesit, këshilltarët e opozitës padisin prokurorët: Duan të friksojnë banorët e Kukësit, ata janë të lirë të shprehen”

  1. Per ata qe bejne sikur se kuptojne demokracin. says:

    Jane te lire te shprehen por jo te djegin e shkaterojne.

  2. Kujtimi says:

    BURK KEQNERSIT

  3. Gridi says:

    Ne cilin vend te planetit njerzit jane te lire te shprehen duke perdorur zjarr dhe dhune?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje