Alpinistja Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që ngjiti majën e Everestit vitin e kaluar, sot udhëton për Himalaje, në kuadër të projektit të saj për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë , dy prej të cilave i ka arritur.
Maja Lhoste 8,516 metra, maja e 4-të më e larta në botë, do të jetë projekti i radhës i Uta Ibrahimit.
Por, pas përgatitjeve intensive për muaj të tërë, Uta beson se në po këtë ekspeditë do të tentojë të ngjisë suksesshëm edhe një majë tjetër në mesin e majave 8000 metërshe, për të cilën do të kemi më shumë informacione ditëve në vazhdim.
“Jam mirë fizikisht. Gjithë këto muaj ushtrime intensive, më japin besim që këtë herë do të provoj edhe një majë tjetër. Më duhet të shfrytëzoj çdo ditë deri në maksimum, që të ngjitem në sa më shumë maja, brenda afatit. Kjo për arsye se shpenzimet për këto ekspedita janë të mëdha dhe rastet si kjo janë të rralla” , shprehet Ibrahimi.
Kjo ekspeditë e Uta Ibrahimit u bë e mundur kryesisht falë përkrahjes financiare të donatorëve individualë, sponsorëve të ngushtë dhe njerëzve dashamirës e adhurues të alpinizmit.
Uta Ibrahimi ka lindur dhe është rritur në Gjilan, Kosovë. Pas ndjekjes së Universitetit të Prishtinës, ku studioi marketing, filloi karrierën e saj si asistente e lëndës së marketingut në universitetin Iliria, për të vazhduar më pas punën e saj si eksperte në marketing në kompani të ndyshme private. Ajo është ngjitur në këto maja:
Me bombol???