Gjyqtarja e Kushtetueses kalon sitën e Vettingut, del e "pastër" (emri)

4 Prill 2018, 15:07Kronika TEMA

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha u përball sot me procesin e rivlerësimit kalimtar, Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot një seancë gjyqësore më subjektin deklarues,  Gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Kryetarja e trupit gjykues, Alma Faskaj tha se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka për qëllim promovimin e një drejtësisë të pavarur si dhe për të kthyer besimin e publikut te ky sistem, raporton ata.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nisi në orën 10:00, ndërsa, kryetarja e trupit gjykues Faskaj prezantoi trupën gjykuese më relatore e çështjes, Valbona Sanxhaktari  dhe Xhensila Fina anëtare e trupës gjykuese.

“Zonja Tusha kjo trupë gjykuese ka të drejtë t’ju pyesë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtë t’ju drejtojnë pyetje, ndërsa ju në përputhje me pikën tre të nenit 55 të ligjit 84, 2016 keni të drejtë të refuzoni të përgjigjeni. Ju kujtojmë se i gjithë qëndrimi juaj do merret në konsideratë në përputhje me nenin 48 të ligjit 84 2016”, tha ajo.

Më tej, Faskaj tha se ju keni të drejtën e një përfaqësuesi në përputhje me nenin 35 dhe 38 të Kodit të Procedurës Administrative. Ndërsa, gjyqtarja Vitore Tusha tha se në këtë seancë do të përfaqësohet nga avokati Arben Llanaj.

“Ju kujtojmë se në zbatim të pikës 4 të nenit 55 të ligjit në bazën e së cilës zhvillohet kjo seancë trupa gjykuese ka të drejtë t’ju kufizojë fjalën tuaj prandaj ju lutemi të jeni konciz”, tha kryetarja e trupës gjykuese drejtuar avokatit.

Relatorja Sanxhaktari deklaroi se “Pas administrimit te informacionit, deklarimi është i sakte dhe ne përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim të rreme, nuk ka konflikt te interesit”.

Pasi dëgjoi pretendimet e të gjithë palëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tërhoq për vendim i cili do të bëhet publik nesër në orën 09:00. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje