Abuzimi me pronat, Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e PD: Ndjehem totalisht i pafajshëm

3 Prill 2018, 14:03Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit. konkretisht tek “Rana e Hedhun”.

Apeli ka vendosur ‘Arrest shtëpie’ pa mbikëqyrje policore.

Ndërkaq edhe për kreun e qarkut Gjokë Ndoka dhe nënkryetarin e bashkisë, Enver Hafizi gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.

Ndërkohë kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka mohuar akuzat sot në sallën e gjyqit duke u shprehur se është totalisht i pafajshëm.

Jam ndjerë i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej të isha thirrur nga ana e tyre sepse jam njeri i komunikueshëm. Kam kërkuar ndryshimin e masës se sigurimit.

Ndjehem totalisht i pafajshëm.  Akti i marrjes së tokës në pronësi vjen i plotësuar dhe nuk plotësohet asnjëherë nga bashkia.

Jemi thjesht institucion i ndermjetem në këtë rast. Këtë nuk e bëjme ne.

Thjeshte ne i percjellim ne Hipoteke. ATMP firmos 20 deri ne 50 ne dite dhe s’kemi mundesi te shkojmë ne terren dhe nuk kam kompetencë.

Nëse dikush ka parë që dokumentet janë false atëherë mund t’i dërgojë tek komisioni i dokumentacioni. Mbiemri Frrokaj ska lidhje me mbiemrin Frroku janë krejt te ndryshme.

Asnjë nga fisi im ska lidhje në 10 breza me këto persona. Dokumentacioni i ATMP persa i perket Hartografise verifikohet nga keshilli i qarkut dhe hartograf privat me license”, tha Frrokaj.

Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun.

Por Frrokaj e apeloi këtë masë duke kërkuar që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë.

Frrokaj ka deklaruar para gjykatës së Apelit në Shkodër se është i pafajshëm dhe se është zhgënjyer nga prokuroria.

Po sot Gjyka e Apeli e rrëzoi këtë kërkesë të Frokajt duke e lënë sërssh në fuqi uqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kryebashkiaku i PD së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen për tjetërsim prone në Shëngjin.

Ndërkohë në burg për këtë çështje mbetën juristi i bashkisë Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë. (TemA)

 

1 komente në “Abuzimi me pronat, Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e PD: Ndjehem totalisht i pafajshëm”

  1. Flutura says:

    Ke te drejte. Vjedhja nuk eshte faj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje