Sherr në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, fatorinoja dhe kontrollori i ngulin thikën të riut

3 Prill 2018, 10:14Kronika TEMA

Fatorinoja dhe kontrollori i një autobusi urban, kanë plagosur një 23-vjeçar, duke e qëlluar atë me thikë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në autobusin e linjës Tiranë-Vorë.

23 vjeçari me inicialet  R.M është konfliktuar me fatorinon e autobusit të së njëjtës moshë, H. Begu, dhe me kontrollorin e linjës për autobusët, 28-vjeçarin me inicialet C.K.

Fatorinoja dhe kontrollori në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur të riun me thikë, duke e lënë atë të plagosur.

23-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar fatorinon dhe ka shpallur në kërkim kontrollorin.

Deklarata e policisë

Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Hazbi Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë

Pasi më datë 02.04.2018, në rrugën dytësore Tiranë – Vorë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, shtetasi R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin H. Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Më pas shtetasi C. K., në bashkëpunim me shtetasin Hazbi Begu e kanë goditur me mjet prerës thikë shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të dyshuarve H. Begu dhe C. K.(TemA)

3 komente në “Sherr në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, fatorinoja dhe kontrollori i ngulin thikën të riut”

  1. Ini says:

    Kto linjat e autobusrve si ne Guatemala o kali mos ja jep te forteve

  2. Shqiperia ne RREZIK says:

    MOS paguani as taksa e as bileta thote Sali Berisha e Lul Basha. Populli ne lufte per ti shpetuar drejtesise Lul Basha Sali Berisha me shoke. Shqiperia ne RREZIK nga te korruptuarit.

  3. PTUUU says:

    Se kur do behemi njerez ne , i zot e di,,,tashti qe u bashkuan lloj lloj krahinash e lloj lloj rrace,,,,nuk meret mo vesh aty,,, sdi sì te flasesh, sdì si te sillesh,,shnet i thu plac te thojne,,,,sa me larg,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje