Skuadra e Partizani vijon përgatitjet për takimin e radhës ndaj Laçit ndeshje e cila përkon edhe me nisjen e fazës së katërt të Kategorisë Superiore.
Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz në orën 13:00.
Traineri Dalipi dhe stfia kanë kryer sot një seancë të karakterit tekniko- taktik duke aplikuar edhe një minindeshje brenda grupit.
Sulmuesi Jurgen Bardhi si pasojë e dëmtimit të pësuar në shpatull në takimin ndaj Kamzës edhe sot nuk ka qenë present në përgatitjet e skuadrës.
Ndërkohë Lorenc Trashi rezulton mungesë e konrmuar, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do të jetë i skualikuar.