Lajmi se Gjykata e Tiranës nuk ka regjistruar Zgjedhjet e 7 shkurtit si pasojë e mashtrimeve dhe parregullsive para dhe gjatë procesit të tyre, ka alarmuar FSHF-në e sidomos Armand Dukën.
Të zhdukur prej javësh nga ekranet televizive e mediat, të akuzuar gjerësisht nga opinioni publik pas paçavures që prodhuan me gjyqtarët në kampionatin shqiptar, me keqmenaxhmin e çështjes Skënderbeu e pas dështimeve të vazhdueshme të Kombëtareve, shumëkush u kishte harruar fytyrën “besnikëve” të Dukës.
Por në momentin që u bë publik lajmi se Gjykata ka refuzuar zgjedhjet, si për çudi, këto figura u rishfaqën në ekranet televizive e media, duke anashkaluar thuajse çdo gjë tjetër dhe me qëllimin e vetëm atë të mbrojtjes së fitores së shefit, ndonëse nga kjo e fundit ka mbetur pak për t’u mbrojtur.
Të gjithë, përfshirë Dukën, me fjalime thuajse të fotokopjuara, fraza të gatshme, e sidomos me të njëjtën gënjeshtër, atë të zakonshmen që i servirin për çdo problem publikut : “nuk ka ndodhur asgjë”.
Në të vërtetë, asnjë prej tyre nuk guxoi të mohonte faktin që gjykata nuk ka regjistruar zgjedhjet. Askush prej tyre nuk dha përgjigjen më të thjeshtë nëse këta organe drejtuese kanë të drejtën të marrin vendime, apo të firmosin.
Qëllimi i vetëm ishte të mashtronin opinionin publik që të dukej sikur gjithçka ishte normale. Ndonëse e vërteta është krejtësisht ndryshe.
E vërteta, me vendim Gjykate, thotë që Zgjedhjet e Asamblesë së 7 shkurtit nuk janë të regjistruara e si rrjedhojë, kemi një FSHF e cila aktualisht nuk ka një president dhe një Komitet Ekzekutiv. (vipsport)
C esht me ky turp !? Ca eshte ky plehr qe mban peng futbollin shqiptar dhe ben pazare bashk me disa biznesmen ordiner
15 vjet president vetem pazare , baste dhe asgje per futbollin, pty te mallkofshin gjith shqiptaret