Pesë ndeshjet e javës së 28-ë të Superiores do të zhvillohen në tri ditë, duke filluar nga e shtuna, për të përfunduar të hënën, kur do të luhet edhe sfida Flamurtari-Skënderbeu.
Kjo ndeshje është shtyrë në fakt së fundi nga Federata, pasi ishte programuar të luhej të dielën, por do të zhvillohet të hënën, në orën 19:00.
Dy ndeshje luhen të shtunën, Vllaznia-Lushnja dhe Luftëtari-Teuta, dy të tjera të dielën dhe konkretisht Kamza-Kukësi dhe Laçi-Partizani, ndërsa ndeshja e fundit është ajo e Vlorës, që luhet të hënën.