VIDEO: Taulant Xhaka shënon një gol të "çmendur"

2 Prill 2018, 20:24Sport TEMA

Taulant Xhaka ka qenë protagonist pasditen e sotme në Superligën zvicerane, teksa ka shënuar një supergol nga distanca.

Në sfidën mes Young Boyes dhe Baselit, e përfunduar në barazim 2-2, mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

Xhaka mori një top nga rreth 30 metra dhe pasi e rregulloi, goditi nga distanca, duke e dërguar në rrjetë.

Mesfushori luajti gjatë gjithë 90-minutëshit të sfidës, ndërsa në minutën e 58’ u ndëshkua edhe me një karton të verdhë, shenjë e grintës së lartë që e karakterizon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje