Gjykata e Tiranës vendosi që me datë 28 mars të mos njoh Asamblenë Zgjedhore të datës 7 shkurt për zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit ku fitues doli Armand Duka.
Pas zgjedhjeve institucioni i futbollit shqiptar dërgoi në Gjykatë për të miratuar vendimet e Asamblesë, por pas shqyrtimit Gjykata vendosi të mos njoh zgjedhjet duke ia kthyer mbrapsh për shkak të mungesës që përmbante dokumentacioni i dorëzuar nga FSHF-ja.
Në dokumentacionin e siguruar nga TemA TV, Gjykata argumenton qartë arsyet për mosregjistrimin e zgjedhjeve të FSHF-së.
Shihet qartë gjithashtu se Federata ka pasur gjithë kohën e duhur për ta dorëzuar të plotë dokumentacionin, çka hedh poshtë pretendimet e FSHF-së që në njoftimin e saj para pak ditëve tentoi të fshehë këto fakte.
Ajo që është qartë është fakti se deri më tani presidenti fitues që doli nga një pal zgjedhjesh të dyshimta Armand Duka është pa mandat, ashtu si dhe antarët e Komitetit Ekzekutiv.
Mos mashtroni opinionin publik o ju qifte Kina motrat, grate, nenat e çfare u permban pragu i shtepise me keto manipulime te ulta. Ky vendim i gjykates eshte rutine dhe kthimi i akteve, o plehra gazetaruce nuk eshte rezim kerkese, por te lejon ti plotesosh keto te meta qe jane konstatuar e ti paraqesesh perseri se bashku me kerkesen duke paguar nje takse 200 leke!