Luftëtari, Bregu dhe Abazaj: E ardhmja? Do vendoset në maj

1 Prill 2018, 18:05Sport TEMA

Kristal Abazaj i dha frymëmarrje skuadrës së tij me golin e realizuar në fund të pjesës së parë, gjithsesi talenti i bluzinjve e pranoi se Luftëtari zhvilloi ndaj Lushnjës, pavarësisht fitores, një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit.

“Kemi bërë ndeshje të dobët , e kemi nënvlerësuar Lushnjën, por besoj se do ta kalojmë këtë situatë. Gjithsesi më e rëndësishme ishte fitorja dhe e arritëm.”

Belgjika ose Holanda mund të jenë destinacionet e 21-vjeçarit pas përfundimit të sezonit, por vetë Abazaj nuk dëshiron të shpërqendrohet nga bisedimet për të ardhmen.

“Nuk e di, për momentin jam i përqendruar te Luftëtari, shpresoj të arrijmë objektivat. Nuk mund të flas për të ardhmen, edhe pse jemi afër arritjes së marrëveshjes. Ku e shoh Luftëtarin? Objektivi është Europa, besoj se do t’ia dalim, të shohim sesi do të shkojnë punët.”

Me shumë se për fitoren goli i dytë ndaj Lushnjës i vlejti Dejvi Bregut për t’u zhbllokuar para portës, sepse kishte shumë javë pa shënuar. Sulmuesi i ri vlonjat në “Gol pas Goli” u shpreh se Luftëtari duhet t’i vrasë më shpejt ndeshjet.

“Më vjen mirë që shënova, sepse kam bërë volum loje dhe nuk po gjeja golin. Është shumë e rëndësishme për mua. Duhet t’i vrasim më shpejt ndeshjet, se i kemi krijuar rastet. Duhet të jemi më të sigurtë dhe të administrojmë më mirë lojën.

Fati im do të vendoset në maj, këtë e di menaxheri im. Shpresoj që të bëj sa më shumë gola dhe të luaj sa më mirë deri në fund.

Ndonjëherë jemi naivë. Gjatë javës do të punojmë më shumë në këtë aspekt. Nuk duhet të lesojmë hapësira pas.

Bluzën e kam përgatitur që në ndeshjen me Kukësin, por s’e shënova në atë ndeshje golin por sot. Besoj më ka ndjekur nga televizori.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje