La Liga/ Messi dhe Suarez i mohojnë fitoren Sevillias

31 Mars 2018, 23:20Sport TEMA

Kanë mjaftuar 2 minuta të çmendur në fundin e ndeshjes që Barcelona të mos dilte e mundur nga përballja me Seviljen, falë magjive të dyshes Suarez-Mesi.

Katalanasit ishin në vështirësi të madhe në duelin ndaj skuadrës së drejtuar nga Vinçenco Montela, e cila shënoi dy herë me anë të Vazkuez dhe Muriel, në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës. Valverde, duke parë një situatë të tillë, vendosi të aktivizonte Mesin, të cilin e kishte lënë në stol dhe ndeshja ndryshoi plotësisht.

Argjentinasi diktoi një ritëm tjetër loje për skuadrën e tij që iu afrua disa herë golit derisa e gjeti atë me Suarez në minutën e 88. Pa kaluar dy minuta, shifrat u barazuan me një gol të vetë argjentinasit, i cili më pas kërkoi edhe të tretin por pa arritur të dërgonte përsëri sferën në rrjetë.

Gjithsesi, kjo ishte një tjetër provë se katalanasit në këtë sezon janë të pandalshëm, të paktën në kampionat dhe tani duhet të mendojnë qetësisht për Ligën e Kampioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje