Teuta-Laçi/ Begeja: Me këtë lloj loje rrezikojmë; Mezani: Nuk më interesojnë paragjykimet

31 Mars 2018, 16:27Sport TEMA

Trajneri i Teutes, Gentian Begeja, ka folur pas fitores se marre kunder Laçit.

Begeja u shpreh se pavarsisht tre pikeve me kete lloj loje ekipi i tij rrezikon serish renien.

Unë mendoj se në kampionatin shqiptar paragjykimet fillojnë që herët, nuk ka qenë problem për lojtarët. Edhe me Lushnjën u aludua sikur kundërshtari toleroi, megjithatë ne e kishim përgatitur siç duhet ndeshjen. Sot kishim një kundështar të fortë si Laçi. 3 pikë të merituara dhe të shikojmë përpara tani.

Skuadra jonë kjo është. Kur s’ke cilësi para, goli vjen me shumë vështirësi. Po ta shikosh tabelën e klasifikimit të golashënuesve, te skuadra jonë kanë shënuar të gjithë.

Do thoja që nuk kam asgjë pishman, pasi skuadra stërvitet mirë. Cilësia kjo është, nuk e rregullojmë dot tani. Në pjesën e parë patëm volum loje, por skuadra nuk ishte aty ku duhej. Na mungon cilësia lartë, e kemi të vështirë të shënojmë. Skuadra sulmoi në mënyrë frontale. Goli erdhi nga goditja standarte që ekzektuam shumë mirë.

Mendoj që ekzekutuam shumë mirë. Me këtë mënyrë loje nga ndeshja në ndeshje rrezikohemi. Pasi skuadra kundërshtarë e ka më të lehtë”, u shpreh trajneri Begeja.

Ndersa trajneri i Laçit deklaroi:

Unë mendoj që jemi futur për ta fituar këtë ndeshje, por ka munguar dëshira. Skuadra ka qenë pak nervoze, pasi është dashur që të zhbllokohet ky takim që në minutat e para.

Kemi luajtur për ta fituar ndeshjen. Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët, në këtë rast Xhelal Mziu.

Nëse skuadra punon gjatë gjithë javës, nuk do që të hedhë punën poshtë, edhe të vi ta lërë ndeshjen.

Nëse do të fitonim, do afroheshim me Kukësin. Ta them në mënyrë të pastër, që ne donim që të fitonim.

Ndeshjet sa vijnë edhe bëhen më të vështira. Ne donim që ta fitonim ndeshjen. Skuadra sot nuk ishte në lartësinë e duhur”, tha Mezani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje