Futbolli shqiptar, një mafie e ndërkombëtarizuar

30 Mars 2018, 20:15Sport TEMA

Nga Fatjon Baze
Futbolli shqiptar është zhytur në një kaos total pas dy shuplakavë të rënda që mori brenda dy ditëve. Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar një ekip, saktësisht klubi i Skënderbeut, dënohet me 10 vite përjashtim nga Kupat Europiane si dhe me një million euro gjobë për shkak të një numri të lartë të trukimeve të kryera si në Europë ashtu dhe në futbollin vendas, duke përfituar miliona euro në mënyrë korruptive.

Ndërkohë, këtë të premte Gjykata e Tiranës, vendosi të mos njoh zgjedhjet për Federatën Shqiptare të Futbollit duke konstatuar mungesë dokumentacioni.

Një vendim i paralajmëruar dhe që në fund rezultuoi i sakt duke lënë tashmë pa mandat Presidentin fantazëm Armand Dukën, që u zgjodh me vota të blera dhe të manipuluara, si dhe antarët e tij që gjithashtu u zgjodhën përmes një procesi qesharak, dhe në sytë e vetë zyrtarit të UEFA-s që nuk tha asnjë fjalë.

Kemi të bëjmë me dy raste ku i përfshirë është Armando Duka që fiton zgjedhjet me mënyra korruptive dhe Gjykata e Tiranës ja ka rrëzuar, dhe me mikun tij të ngushtë Ardjan Takajn, i cili me trukimet e tij së bashku me ish financuesit e tjerë të Skënderbeut dhe me bekimin e kreut të FSHF-së kanë shituar në mënyrë skandaloze një numër të lartë ndeshjes duke marrë një ndëshkim shembullor nga insitiucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA.

Pra, është një kupolë e korruptuar që e ka zhytur futbollin shqiptar në një institucion mafioz. Kemi të bëjmë me disa persona që nuk kanë asnjë qëllim për t’i bërë mirë këtij sporti, por e shohin si një mundësi të artë për të përfituar para të pista.

Të gjithë janë dëshmitarë se si Armando Duka u rizgjodh për herë të pestë në krye të FSHF-së në një pal zgjedhje fars, dhe në kohën që ai me mikun e tij që është në listën e zezë të UEFA-s si trukues Ardjan Takajn putheshin, në po të njëjtën ditë Inspektorët e UEFA-s kërkonin shëmbjen e këtij sistemi mafioz që e ka zhytur futbollin shqiptar në skandale e trukime, duke e kthyer në një bandë që tashmë njihet në të gjithë Europën.

E kanë nxirë aq shumë imazhin e fubtollit shqiptar sa nuk ka lënë media ndërkombëtare pa shkruar për këto afera koruptive që kjo kupolë ka kryer; aq sa nuk duhet që të jenë më pjesë e këtij sektori. Por, sisteimi mafioz që kanë ndërtuar u ka dhënë qetësinë e duhur dhe komditetin që të mbajnë ato karrige, që tashmë po iu lëkunden si kurrë më parë.

Duhej një kandidat në zgjedhjet e fundit që të ishte jo i blerë nga Duka, për të vërtetuar se si gjatë gjithë ketyre 16 viteve të tij ka funksionuar futbolli shqiptar.

Duhej një mbyllje “sysh” nga ana e FSHF-së për të mos ndëshkuar në mënyrën e duhur klubin e Skënderbeut për trukimet për shkak të miqësive dhe bashkëpunimit të dy presidentëve, që UEFA të merrte vetë në dorë situatën për tu dhënë një shuplakë e për t’i groposur  përfundimisht.

Pretendojnë, se do fitojnë në CAS apo në Gjykatën Federale të Zvicrës. Por, kjo është një deklaratë që as ata vetë nuk e besojnë; pasi e dinë shumë mirë që nuk do të shpëtojnë dot nga dënimi.

Kërkojnë që të gënjejnë tifozët duke iu mbajtur gjallë shpresat që iu kanë shuar që në momentin që i janë futur kësaj fushe, por duhet që të dinë se nuk ndodh që UEFA të hedh poshtë punën e Inspektorëve të saj të cilët  kanë kryer një investigim spektakolar, dhe në fund të mbajë anën e ktyre të korruptuarave.

Do dënohen ashtu siç e meritojnë mafiozët!

11 komente në “Futbolli shqiptar, një mafie e ndërkombëtarizuar”

  1. FSHF MAFIA says:

    Mafiozi duka duka duhet te largohet pergjithnje nga futbolli

  2. kunj says:

    Keshtu eshte kur ne krye te federates eshte DUKA I DROGES dhe ata servilet qe ka mbledhur .Federata e futbollit duhet shkrire e tera sepse te gjithe jane te perfshire.

  3. nardi says:

    Skenderbeu do shkoj ne kategorine e shtate, cdo lojtar do refuzoj te luaj me kete skuader qe per 10 vjet nuk do ta shohi diellin.
    KRIM skandaloz qe zhgenjeu endrat, sakrificat, besimin, djersen e shume lojtareve te talentuar dhe gjithashtu thehu zemren e qindra mijra sportdashesve nga e gjithe shqiperia.

    BURG TE PERJETSHEM PER TE IMPLIKUARIT!!!

  4. Nick says:

    Mos harroni qe zyrtari i UEFA-s ishte nje Rus

  5. FederMafja Shqiptare says:

    Kishte 6 vjet Qeveria Mafjoze e Edvin Rames te bente dicka.Perkundrazi, kjo Federate dhe ky mafjoz kishte perkrahjen e Edvin Rames vete. Ashtu sic kishte edhe Adriatik Lllala mbeshtetjen nga Kryeministri e Presidenti.

    1. Ben says:

      FederMafja Shqiptare-me tere mend e ke kete qe ke shkruar? E pra, nese nuk je Duka vete apo Sala, me siguri duhet te jesh i mete nga mendja, ndryshe nuk ka se si te spjegosh ate qe ke shkruar. Rama ka qene historikisht kunder Dukes dhe kete e ka thene shume here. E keqja eshte se FSHF eshte anetare e UEFA-s dhe FIFA-s dhe si e tille, qeveria nuk ka asnje force qe te marre vendime kunder saj. E kane provuar edhe te tjere ne vende te tjera dhe UEFA apo FIFA kane perjashtuar ato vende nga aktivitetet nderkombetare.

    2. Armando Moggi says:

      Ashtu heee?… Rama kishte ne dore p.sh, te mos jepte asnje financim per stadiumet e rinj apo qendren Olimpike,
      do te ishe dakord ti ? Apo te nderhynte qe ne keto 5 vjet , 3 tituj ti jepeshin Flamurtarit, e nga nje Partizanit, Vllaznise apo Dinamos…

    3. Armando Moggi says:

      Ashtu heee?… “FederMafja Shqiptare” Rama kishte ne dore p.sh, te mos jepte asnje financim per stadiumet e rinj apo qendren Olimpike,
      do te ishe dakord ti ? Apo te nderhynte qe ne keto 5 vjet , 3 tituj ti jepeshin Flamurtarit, e nga nje Partizanit, Vllaznise apo Dinamos…

  6. Feniks says:

    T’i sekuestrohen te gjitha pronat maskarenjve dhe te dalin para gjyqit!

  7. h says:

    Te pezullohet cdo kampionat sikur ndodh ne kohe lufte.
    Ne shqiperi eshte kohe korrupsioni.
    Ne te dyja rastet viktima eshte populli i thjeshte.

  8. Taras Bulba says:

    Or Peder e jo feder cfare mbeshtetje kishte nga Rama ky mafiozi Duka i krimit pir ti qenke koqe komplet moe Peder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje