Kukësi, Pakult: Duhet të tentojmë të mbajmë vendin e dytë

30 Mars 2018, 15:51Sport TEMA

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, në konferencën për shtyp ka folur për ndeshjen e nesërme me Flamurtarin në Vlorë, dhe për objektivin e mbetur në këto 10 javë të fundit.

“Mendoj se deri në fund do të kemi edhe shumë finale të tjera dhe nuk është vetëm nesër një finale. Luajmë me një rival direkt dhe duhet ta mbajmë diferencën aty ku e kemi.

Duke parë edhe tabelën dhe duke ditur se Flamurtari ishte i dyti e tani është 8 pikë pas nesh, them që ata do të jenë kërkuesit e rezultatit. Mendoj se atë që do të tentojmë të bëjmë nesër, është të mbajmë diferencën ose ta thellojmë.

Duhet të tentojmë të mbajmë vendin e dytë dhe deri në fund duhet vetëm të rrimë siç jemi. Duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje”,-u shpreh traineri Pakult

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje