FSHF "mbron" Skënderbeun: Një lajm i keq, por nuk është një vendim përfundimtar

29 Mars 2018, 21:04Sport TEMA

FSHF ka reaguar pas vendit te UEFA-s qe la ne fuqi denimin per 10 vite jashte Kupave te Europes per Skenderbeut.

Ne nje reagim per shtyp, Federata shkruan se ky eshte nje lajm i keq per futbollin, megjithate sipas tyre eshte nje vendim jo perfundimtar.

Reagimi i plote i FSHF.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.

Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.
Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit.

FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!

3 komente në “FSHF “mbron” Skënderbeun: Një lajm i keq, por nuk është një vendim përfundimtar”

  1. Vito i Kermillit qe mashtroi beratasit says:

    Shkallet e tjera do jene : Skenderbeu do futet direkt ne fazen e grupeve ne CHL dhe do kompesohet per deme morale me shumen e 25 milione eurove.
    Sepse turpin e hani me buke o Armand veza.

  2. Vjosani says:

    Duka, jep doreheqjen! Kaq! Leri justifikimet!

  3. Beni says:

    Skenderbeu eshte denuar edhe per shkak te super trukuesit Armando Duka sepse bashke me te A.Zeqo dhe ish-ministra te PD kane perfituar miliona euro nga ndeshjet e trukuara. Kjo eshte arseyja lerse FSHF (organizate mafioze) mbron Skenderbeun, nderkohe qe duhet te mbante tjeter qendrim inatitucional. Por Don Duka tashme qe ka gjetur “gjuben” me kryeministrin tone hajdut nuk pyet per njeri dhe Skenderbeu eshte nje histori e shkuar per te. Mjere futbolli shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje