Faktet e manipulimeve: Asnjë ndeshje nga Superiorja, Skënderbeu manipuloi në Europë

29 Mars 2018, 19:05Sport TEMA

Skënderbeu është mësuar me dënimin e disiplinës në ditën e sotme, teksa i është vendosur një pezullim prej 10 vitesh nga Europa, duke përfshirë këtu edhe 1 milionë gjobë kundër klubit korçarë.

Megjithatë, ndeshjet që kanë fundosur klubin korçarë, të cilat janë parë si ndeshje të trukuara, janë 4 përballjet europiane të Skënderbeut.

Në këto takime nuk ka asnjë në kampionatin shqiptar, duke treguar kështu se manipulimet e rezultateve kanë ndodhur vetëm në Europë, shkuran “VipSport”.

Pjesë nga raporti.

1) Krusaders-Skënderbeu- Në mënyrë të përgjithshme, këto modele basti tërësisht anormale tregojnë se një periudhë specifike e ndeshjes ishte manipuluar, për të siguruar përfitime bastesh te korruptuara.

2) Dinamo Zagreb-Skënderbeu- Prova për të mbështetur këtë konkluzion është shumë e madhe, me baste shume dyshuese, Skënderbeu qëllimisht tentoi të jepte të paktën dy gola të vonë.

3) Sporting-Skënderbeu- Ka prova të konsiderueshme për të treguar se ka një përpjekje të organizuar për të gjeneruar përfitime bastesh te korruptuara nga kjo ndeshje. Asnjë justifikim nuk mund te provohet për bastin shumë të madh për Skënderbeun, të pësojë të paktën një gol të vonë në ndeshje dhe për të paktën 6 gola të shënuar në total.

4) Skënderbeu-Lokomotiva- Nuk ka faktorë mbështetës që mund të llogariten për modelet e bastit live shumë të dyshimta, të cilat janë parë për Skënderbeun të humbasë nga të paktën dy gola, dhe për të paktën 2 ose 3 gola të shënuar në total. Në mënyrë të përgjithshme, teoria e provave sugjeron se Skënderbeu manipuloi këtë ndeshje për të siguruar përfitime nga bastet e korruptuara në një skeme qe u ekzekutua në një menyrë shumë të organizuar.

5 komente në “Faktet e manipulimeve: Asnjë ndeshje nga Superiorja, Skënderbeu manipuloi në Europë”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Dmth Duka qenka ne rregull, kamionati shqiptar qenka i paster. temen e semes ja.

  2. ceni boston says:

    Keto shitje i ka bere me siguri presidenti i Skenderbeut, ai qe ska lidhje fare me sportin por e shikon futbollin si mjet fitimi.Kujton ky i shkreti se ashtu sic ben ne Shqiperi me ryshfete dhe me para do te caje edhe ne Europe.Kini durim kur te shikoni se si do largohet nga kjo skuader nga nuk nuk do kete me perfitime!

  3. Titi says:

    Vetem skenderbeu ska mundesi pa marveshjen me ekipin kundershtar.Trillime.

  4. .......!!!!!? says:

    A ju qifsha rracen doni te shkaterroni skuadren me te komletuar ne shqiperi ,eshte e vetmja skuader qe ja vlen te ndjekesh ne ate kampionat vari [email protected]#$t ,

  5. "BOHOTINA" says:

    Europa merret me manipulimin e ndeshjeve te saj. Me keto tonat do merret mafiozi Duka , Bode e Taka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje