Disiplina greke me dorë të hekurt ndaj PAOK dhe presidentit Savvidis

29 Mars 2018, 16:32Sport TEMA

Disiplina greke e futbollit ka vendosur dënime të rënda për ngjarjet që ndodhën në stadiumin Toumba të Selanikut gjatë ndeshjes mes PAOK-AEK.

Por nga federata nuk është ndëshkuar vetëm klubi, pasi për ngjarjen e 11 mars u dha dënimi edhe për vet presidentin e skuadrës Ivan Savvidis.

Ai nuk do të lejohet të hyjë në stadiume për 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që u gjobit me 100 mijë euro.

Sipas mediave greke, PAOK e ka humbur ndeshjen në tavolinë pas incidenteve, pr kjo nuk mbaron me kaq, pasi disiplina i ka hequr edhe 3 pikë nga sezoni aktual i kampionatit grek, si dhe të dy pikë për sezonin e ardhshëm.

Përveç këtyre dënimeve, disiplina ka qenë e ashpër ndaj klubit të Selanikut, pasi në të njëjtën kohë ata janë dënuar me 63 mijë euro gjobë si dhe 3 ndeshje pa tifozë me dyer të mbyllura.

Për sa i përket arbitrit të sfidës, Lobos Mikel u dënua me ndalim të hyrjes në stadiume për 90 ditë, si dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh, raporton “Ta nea”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje