Igli Tare ishte i ftuari i veçantë i “Sportitalia”, që i dorëzoi shqiptarit çmimin e drejtorit sportiv më të mirë të vitit. Drejtuesi i Lazios, i vlerësuar për manaxhimin e merkatos badhekaltër, sidomos për blerjet e goditura, foli për tema të ndryshme, që lidhen me zhvillimet te skuadra kryeqytetase.
E ardhmja e Tares dhe De Vrij
Unë tek Interi në vend të Ausilios? Nuk punoj kurrë me “nëse” apo me “por”. Për momentin ndihem shumë mirë te Lazio dhe nuk kam asnjë propozim për të cilin duhet të mendoj. A do të shkojë De Vrij tek Interi. Ka mundësi. Shpresoj që deri në fund të sezonit të japë maksimumin, siç ka bërë gjithmonë me fanellën e Lazios.”
E ardhmja e Inzaghit
“Lazio u tregua e zonja, por ishte edhe me fat kur i besoi Inzaghit. Ne kishim marrë Bielsan dhe ai do të shkonte te Salernitana. Do të largohet te Napoli apo Juventusi? Ju siguroj që nuk do të shkojë gjëkundi, të paktën edhe gjatë dy viteve të ardhshme do të vazhdojë të drejtojë Lazion. Do të respektojë kontratën, më pas mund të shkojë ku të dojë.”
Milinkovic-Savic
“Nuk e di se sa mund të shitet, por me presidentin Lotito e kemi një ide sa mund të shkojë çmimi i tij. Më shumë se 80-90 milionë? Po, edhe më shumë. Ka interes nga skuadra të ndryshme, por jo oferta konkrete. Nuk kemi patur kontakte me Realin.”