Klubi i Kamzës sqaron tifozët për çështjen e biletave

28 Mars 2018, 14:09Sport TEMA

Një nga ndeshjet më interesante të javës së 27-të të Superiores është edhe “derbi” mes Kamzës dhe Partizanin, me ekipin periferik të kryeqytetit që “zëvendëson” Tiranën në këtë sezon.

Ndeshja ka rëndësi për të dyja skuadrat, Partizanin që kërkon të shkojë në Kupat e Europës dhe Kamzën që nuk dëshiron ta komplikojë situatën e mbijetesës në Superiore.

Klubi i Kamzës ka bërë pak më parë një postim në faqen zyrtare, ku u bën thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë ndeshje delikate, por sqaron po ashtu se hyrja nuk do të jetë gratis, siç është përfolur, por me biletë. Mbetet për t’u parë se sa do ta mbështesin tifozët e Kamzës skuadrën e tyre, por gjatë këtij sezoni ata kanë qenë të paktë, edhe pse ajo luan në elitë.

Partizani synon fitoren e radhës në këtë ndeshje transferte dhe forma e mirë që po kalon, si dhe rikthimi i disa lojtarëve të rëndësishëm, bëjnë që optimizmi në kampin e kuq të jetë në nivel maksimal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje