Pas një javë me gjysmë ekipi në stërvitje, trajneri Ilir Daja do ta ketë sot grupin më të plotë. Në fakt, me Skënderbeun në stërvitje janë bashkuar që dje disa lojtarë.
Është kthyer nga grumbullimi me Kombëtaren Enis Gavazaj, ndërsa Gjergji Muzaka ka lanë pas problemet shëndetësore dhe është stërvitur rregullisht.
I fundit që do të bashkohet sot me korçarët është mbrojtësi Fidan Aliti, i angazhuar me Kosovën në dy ndeshjet miqësore me Madagaskarin dhe Burkina Fason, ku luajti si titullar.
Trajneri Daja do të shohë gjendjen e të tijve deri të premten, kur do të kryer seanca e fundit stërvitore para ndeshjes me Vllazninë.
Me interes pritet të shihet zgjedhja e tij për mesfushë, ku mungon organizatori Lilaj. Të gatshëm janë Osmani, Dita, Muzaka dhe Nimaga, nga të cilët trajneri kryeqytetas do të zgjedhë tre.
Muzaka duket i sigurt, pasi mendohet se ëhstë lojtari më i përshtatshëm për vendin e Lilajt.
Mbrojtja dhe sulmi do të jenë si në ndeshjet e tjera të Skënderbeut. Mungesat e sigurta janë ato të portierit Shehi, mbrojtësit Jashanica dhe mesfushorit Lilaj.