U-19, Kazakistani fiton në miqësoren e dytë ndaj kuqezinjve

27 Mars 2018, 17:25Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare U-19 është mundur në sfidën e dytë miqësore të luajtur ndaj të njëjtit kundërshtar Kazakistanit.

Miqët janë hakmarrë pas disfatës së pësuar në sfidën e parë në “Roza Haxhiu” me shifrat 1-0, duke fituar me të njëjtin rezultatin në takimin e dytë miqësor të luajtur po në qytetin e Lushnjes.

Një gol i shënuar në minutën e fundit të takimit në të 94-të me anë të Zhakipbajev i dha suksesin ekipin kazak.

Një gol që u kontestua ashpër nga ana e kuqezinjve për një pozicion jashtë loje, por arbitri shqiptar Kreshnik Cjapi pas konsultimeve me asistentin e tij vendosën që goli të ishte i rregullt.

Dy teste miqësore që do ti shërbejnë trajnerit Erjon Bogdani për të zgjedhur lojtarët më të mirë për sfidat eleminatore të kampionatit europian. (TemA)

Më poshtë goli i shënuar nga ana e Zhakipbajev

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje