Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2018, ku në ndeshjen e parë për këtë vit kanë humbur në miqësore përballë skuadrës së Norvegjisë.
Edhe pse një sfidë miqësore ku synimi i kuqezinjve ishte fitorja siç ishte deklaruar dhe përpara sfidës, loja e zhvilluar ishte shumë e dobët dhe rezultati nuk ishte ai që pritej, pasi zhvilluan një 90 minutësh ku rastet për shënim ishin shumë të pakta.
Norvegjia arriti që të dominojë totalisht takimit duke qenë ekipi që mbajti nën kontroll topin dhe ndeshjen, ku me pak fat dhe për meritë të portierit Thoma Strakosha rezultati mund të ishte më i thellë në favor të tyre.
Pjesa e parë e takimit foli totalisht për miqtë të cilët krijuan disa raste të pastra për shënim, ku që në minutën e tretë Johnsen përfitoi nga një gafë e Ajetit por i vetëm përballë portës goditi jashtë.
Norvegjezët krijuan sërish një tjetër rast në minutën e 29-të me anë të Elyuonusi, i cili goditi brenda zonës por u ndal mrekullisht nga Strakosha.
45 minutat e para folën vetëm për miqtë edhe pse nuk shënuan, ndërsa Shqipëria nuk e goditi për asnjë moment portën kundërshtare.
Në pjesën e dytë ekipi i Lars Lagerbek mori sërish nën kontroll ndeshjen, duke krijuar disa raste të arta për shënim për të gjetur golin e epërsisë i cili do të vinte në minutën e 71-të me anë të Rosted.
Rosted goditi saktë me kokë brenda zonës duke fituar duelin me mbrojtësit shqiptar dhe për ta dërguar topin pas krahëve të Thoma Strakoshës.
Shqipëria u mundua për të gjetur golin e barazimit në minutat në vijim, por pa gjetur dot rrugën e rrjetës dhe gjithçka u mbyll me shifrat 0-1 në favor të Norvegjisë e cila mori një fitore të merituar në takimin e sotëm.
Një humbje që djeg si për rezultatin ashtu dhe për lojën e zhvilluar. (TemA)
Kliko KETU për të parë të gjitha rastet e ndeshjes dhe më poshtë goli i vetem i takimi Shqipëri-Norvegji.
Goli i shënuar nga Rosted
Sapo perfundoi ndeshja e futbollit midis perfaqesueses se kooperativave bujqesore te Shqiperise dhe skuadres norvegjeze.
Skuadra jone e drejtuar nga kryetari i kooperativave italiane Panucci , zhvilloi nje ndeshje te shkelqyer duke arritur nje humbje te merituar.
Forca cuna , keshtu luani gjithmone !
Çuna me ndoqet ne tv sot?
He çuna a u nxefet ?